Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për All Christians Should Be As Missionaries

198 vargje · 66 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Ajo i tha zonjës së saj: "Po të mundte të shkonte zoti im te profeti që është në Samari, me siguri ky do ta shëronte nga lebra".

  2. Me të gjitha mundësitë e mia kam përgatitur për shtëpinë e Perëndisë tim ar për sendet prej ari, argjend për sendet prej argjendi, bronz për sendet prej bronzi, hekur për sendet prej hekuri, dru për sendet prej druri, gurë oniski dhe gurë për t'u ngallmuar, gurë brilanti dhe me ngjyra të ndryshme, lloj lloj gurësh të çmuar dhe mermer në një sasi të madhe.

  3. Përveç kësaj, duke qenë se e kam vendosur dashurinë time mbi shtëpinë e Perëndisë tim, përveç asaj që kam përgatitur për shtëpinë e shenjtërores, i dhuroj shtëpisë së Perëndisë tim thesarin tim personal prej ari dhe argjendi:

  4. Populli u gëzua nga ofertat e tyre vullnetare, sepse i kishin bërë këto oferta Zotit me gjithë zemër; edhe mbreti David u gëzua shumë.

  5. Po kush jam unë dhe kush është populli im që jemi në gjendje të të ofrojmë gjithçka në mënyrë spontane? Në të vërtetë të gjitha gjërat vijnë nga ti, dhe ne të kemi kthyer thjesht atë që kemi marrë nga dora jote.

  6. O Zot, Perëndia ynë, tërë ky bollëk gjërash që kemi përgatitur për të të ndërtuar një tempull ty, në emrin tënd të shenjtë, vjen nga dora jote, është e tëra jotja.

  7. Atëherë kryetarët e familjeve të Judës dhe të Beniaminit, priftërinjtë dhe Levitët, bashkë me ata të cilëve Perëndia u kishte zgjuar frymën, u ngritën për të shkuar të rindërtojnë shtëpinë e Zotit që është në Jeruzalem.

  8. Nga goja e të vegjëlve dhe foshnjave në gji ke vendosur lëvdimin për shkak të armiqve të tu, për t'i mbyllur gojën armikut dhe hakmarrësit.

  9. Një gjë i kërkova Zotit dhe atë kërkoj: të banoj në shtëpinë e Zotit tërë ditët e jetës sime, për të soditur bukurinë e Zotit dhe për të admiruar tempullin e tij.

  10. Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai.

  11. Ejani, o bij, dëgjomëni; unë do t'ju mësoj frikën e Zotit.

  12. Nga goja e të drejtit del dituri dhe gjuha e tij flet për drejtësi.

  13. Atëherë do t'u mësoj rrugët e tua shkelësve dhe mëkatarët do të kthehen drejt teje.

  14. Ejani dhe dëgjoni, ju të gjithë që i trëmbeni Perëndisë, dhe unë do t'ju tregoj atë që ai bëri për shpirtin tim.

  15. O Perëndi, ti më ke mësuar që në fëmijëri; dhe deri më sot unë kam shpallur mrekullitë e tua.

  16. Edhe tani që jam plakur dhe jam thinjur, o Perëndi, mos më braktis deri sa t'i kem treguar këtij brezi fuqinë tënde dhe mrekullitë e tua gjithë atyre që do të vijnë.

  17. Edhe gjuha ime do të flasë tërë ditën për drejtësinë tënde, sepse janë turpëruar dhe janë hutuar ata që kërkonin të më bënin të keqen.

  18. do të mendohem thellë për gjithë veprat e tua dhe do të kem parasysh bëmat e tua.

  19. Ai ka vendosur një dëshmi te Jakobi dhe ka vënë një ligj në Izrael, dhe ka urdhëruar etërit tanë që t'ua bëjnë të njohura bijve të tyre,

  20. me qëllim që brezi i ardhshëm t'i njohë së bashku me bijtë që do të lindin; dhe këta nga ana e tyre t'ua tregojnë bijve të tyre,

  21. dhe të vendosin te Perëndia besimin e tyre dhe të mos harrojnë veprat e Perëndisë, por të respektojnë urdhërimet e tij;

  22. dhe të mos jenë si etërit e tyre, një brez kokëfortë dhe rebel, një brez me zemër të paqëndrueshme dhe me një frymë jo besnike ndaj Perëndisë.

  23. Ai ka shpërndarë lirisht, u ka dhënë nevojtarëve, drejtësia e tij vazhdon përjetë dhe fuqia e tij do të ngrihet në lavdi.

  24. Unë jam me të vërtetë shërbëtori yt, o Zot, jam shërbëtori yt, bir i shërbëtores sate; ti i këpute lidhjet e mia.

  25. Unë do të të ofroj një flijim falenderimi dhe do të përmend emrin e Zotit.