Kalo te përmbajtja

circa 800–400 BC

The Hebrew Prophets

God speaks through Isaiah, Jeremiah, and the minor prophets—calling Israel to repentance and foretelling the coming Messiah.

3,706 vargje · 14 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Jeremia 25:21rreth 606 p.e.s.

    Edomi, Moabi dhe bijtë e Amonit;

  2. Jeremia 25:22rreth 606 p.e.s.

    tërë mbretërit e Tiros, tërë mbretërit e Sidonit dhe mbretërit e ishujve që ndodhen matanë detit;

  3. Jeremia 25:23rreth 606 p.e.s.

    Dedani, Tema, Buzi dhe tërë ata që presin cepat e mjekrës;

  4. Jeremia 25:24rreth 606 p.e.s.

    tërë mbretërit e Arabisë, tërë mbretërit e popullatës së përzier që banon në shkretëtirë;

  5. Jeremia 25:25rreth 606 p.e.s.

    tërë mbretërit e Zimrit, tërë mbretërit e Elamit,

  6. Jeremia 25:26rreth 606 p.e.s.

    tërë mbretërit e Medias dhe tërë mbretërit e veriut, që janë afër ose larg, si njëri ashtu edhe tjetri, dhe tërë mbretëritë e botës që janë mbi faqen e dheut. Dhe mbreti i Sheshakut do të pijë mbas tyre.

  7. Jeremia 25:27rreth 606 p.e.s.

    "Ti, pra, do t'u thuash atyre: Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Pini, dehuni dhe villni; rrëzohuni pa u ngritur më nga shpata që do të dërgoj në mes jush.

  8. Jeremia 25:28rreth 606 p.e.s.

    Dhe në qoftë se nuk pranojnë nga dora jote kupën e pirjes, u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti i ushtrive: Ju pa tjetër do të pini.

  9. Jeremia 25:29rreth 606 p.e.s.

    Sepse ja, unë po filloj të dënoj qytetin në të cilin përmendet emri im, dhe ju do të mbeteni plotësisht pa u ndëshkuar? Jo, nuk do të mbeteni të pandëshkuar, sepse unë do të thërres shpatën mbi të gjithë banorët e tokës", thotë Zoti i ushtrive.

  10. Jeremia 25:30rreth 606 p.e.s.

    "Prandaj profetizo kundër tyre tërë këto gjëra dhe u thuaj atyre: Zoti vrumbullon që lart dhe bën që të dëgjohet zëri i tij nga banesa e tij e shenjtë; ai do të vrumbullojë me forcë kundër vathës

  11. Jeremia 25:31rreth 606 p.e.s.

    Zhurma do të arrijë deri në skajet e tokës, sepse Zoti ka një mosmarrëveshje me kombet, do të hyjë në gjyq me çdo mish të gjallë dhe do t'i lërë të pabesët në mëshirë të shpatës, thotë Zoti".

  12. Jeremia 25:32rreth 606 p.e.s.

    Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Ja, një mjerim do të kalojë nga një komb te tjetri dhe një shakullinë e madhe do të ngrihet nga skajet e tokës.

  13. Jeremia 25:33rreth 606 p.e.s.

    Atë ditë ata që janë vrarë nga Zoti do të jenë kudo, nga njëri skaj i tokës te tjetri; nuk do të qahen dhe as do të mblidhen dhe do të varrosen, por do të bëhen pleh mbi faqen e dheut.

  14. Jeremia 25:34rreth 606 p.e.s.

    Bërtisni, o barinj, klithni: rrotullohuni në pluhur, o drejtues të kopesë, sepse ditët e therjes suaj janë plotësuar, dhe do të rrëzoheni si një enë e çmuar.

  15. Jeremia 25:35rreth 606 p.e.s.

    Barinjtë nuk do të kenë asnjë mundësi të ikin, dhe rojet e kopesë asnjë rrugë shpëtimi.

  16. Jeremia 25:36rreth 606 p.e.s.

    Do të dëgjohet britma e barinjve dhe rënkimi i drejtuesve të kopesë, sepse Zoti është duke shkatërruar kullotën e tyre,

  17. Jeremia 25:37rreth 606 p.e.s.

    dhe vathët e qeta janë shkatërruar për shkak të zemërimit të madh të Zotit.

  18. Jeremia 25:38rreth 606 p.e.s.

    Ai e ka lënë si një luan i vogël strehën e tij, sepse vendi i tyre është bërë një shkretëtirë për shkak të tërbimit të shtypësit, për shkak të zemërimit të zjarrtë të Zotit".

  19. Jeremia 26:1rreth 610 p.e.s.

    Në fillim të mbretërimit të Jehojakimit, birit të Josias, mbret i Judës, nga Zoti iu drejtua kjo fjalë duke thënë:

  20. Jeremia 26:2rreth 610 p.e.s.

    "Kështu thotë Zoti: Paraqitu në oborrin e shtëpisë të Zotit dhe u thuaj tërë qyteteve të Judës që vijnë për të adhuruar në shtëpinë e Zotit, të gjitha fjalët që të kam porositur t'u thuash atyre; mos lër as edhe një fjalë.

  21. Jeremia 26:3rreth 610 p.e.s.

    Ndofta do të dëgjojnë dhe secili do të largohet nga rruga e tij e keqe, dhe unë do të pendohem për të keqen që mendoj t'u shkaktoj atyre për ligësinë e veprimeve të tyre.

  22. Jeremia 26:4rreth 610 p.e.s.

    Ti do t'u thuash atyre: Kështu thotë Zoti: Në rast se nuk dëgjoni duke ecur sipas ligjit tim që kam vënë para jush

  23. Jeremia 26:5rreth 610 p.e.s.

    dhe duke u kushtuar kujdes fjalëve të shërbëtorëve të mi, të profetëve, që ju kam dërguar me urgjencë dhe këmbëngulje (por që ju nuk i keni dëgjuar),

  24. Jeremia 26:6rreth 610 p.e.s.

    unë do ta bëj këtë tempull si Shilohun dhe do ta kthej këtë qytet në një mallkim për të gjitha kombet e tokës".

  25. Jeremia 26:7rreth 610 p.e.s.

    Kështu priftërinjtë, profetët dhe tërë populli dëgjuan Jeremian që shqiptonte këto fjalë në shtëpinë e Zotit.