God
Vargje që përmendin God
Unë u përgjigja: "Fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
I thuaj shtëpisë së Izraelit: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë do të përdhos shenjtëroren time, krenarinë e forcës suaj, kënaqësinë e syve tuaj, kënaqësinë e shpirtit tuaj; dhe bijtë tuaj dhe bijat tuaja që keni lënë do të rrëzohen nga shpata.
Dhe ju do të bëni ashtu si bëra unë: nuk do ta mbuloni mjekrën dhe nuk do të hani bukën e njerëzve që mbajnë zi.
Kështu Ezekieli do të jetë për ju një shenjë; ju do të veproni për çdo gjë ashtu si veproi ai. Kur do të ndodhin këto gjëra, do të pranoni se unë jam Zoti, Zoti.
Dhe ti, bir njeriu, ditën që atyre do t'u marr fortesën e tyre, gëzimin e lavdisë së tyre, kënaqësinë e syve të tyre, lakminë e shpirtit të tyre, bijtë e tyre dhe bijat e tyre,
Atë ditë ti do të hapësh gojën me ikanakun; atëherë ti do të flasësh dhe nuk do të jesh më memec, dhe do të jesh një shenjë për ta. Atëherë do të pranojnë se unë jam Zoti".
Fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
U thuaj bijve të Amonit: Dëgjoni fjalën e Zotit, të Zotit: Kështu thotë Zoti, Zoti: Duke qenë se ti the: "Ah, Ah", kundër shenjtërores sime kur ajo u përdhos, kundër vendit të Izraelit kur ai u shkretua dhe kundër shtëpisë së Judës kur ajo shkoi në robëri,
prandaj ja, unë po të jap në dorë të bijve të lindjes, dhe ata do të ngrejnë fushimet e tyre në mesin tënd dhe në mesin tënd do të ngrenë vendbanimet e tyre; ata do të hanë frytet e tua dhe do të pijnë qumështin tënd.
Unë do ta bëj Rabahun një vathë për devetë dhe vendin e bijve të Amonit një vathë për dhëntë; atëherë ti do të pranosh se unë jam Zoti".
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se ti ke rrahur duart, ke rrahur këmbët dhe je gëzuar në zemër me gjithë përçmimin tënd për vendin e Izraelit;
prandaj ja, unë po shtrij dorën time kundër teje dhe do të të jap si plaçkë të kombeve, do të të shfaros nga popujt dhe do të të bëj të zhdukesh nga rendi i vendeve; do të të shkatërroj, kështu do të pranosh që unë jam Zoti".
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se Moabi dhe Seiri thonë: "Ja, shtëpia e Judës është si të gjitha kombet e tjera",
prandaj ja, unë do të hap krahun e Moabit nga ana e qyteteve, nga ana e qyteteve që janë në kufijtë e tij, lulja e vendit, Beth-Jeshimothi, Baalmeoni dhe Kiriathaimi.
Kështu do të zbatoj gjykimet e mia mbi Moabin, dhe ata do të pranojnë që unë jam Zoti".
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Për atë që ka bërë Edomi duke marrë hak kundër shtëpisë së Judës, dhe sepse u bë shumë fajtor duke u hakmarrë kundër saj",
kështu thotë Zoti, Zoti: "Unë do të shtrij dorën time kundër Edomit, do të shfaros njerëz dhe kafshë dhe do ta shkretoj; nga Themani deri në Dedan dhe do të bien nga shpata.
Do ta kryej hakmarrjen time kundër Edomit me anën e popullit tim të Izraelit, që do të trajtojë Edomin sipas zemërimit tim dhe sipas tërbimit tim; kështu ata do të njohin hakmarrjen time", thotë Zoti, Zoti.
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se Filistejtë kanë qenë hakmarrës dhe kanë kryer hakmarrje me zemër plot përçmim për të shkatërruar, të shtyrë nga një armiqësi e vjetër",
prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë do ta shtrij dorën time kundër Filistejve, do të shfaros Kerethejtë dhe do të shkatërroj kusurin e bregut të detit.
Do të kryej kundër tyre një hakmarrje të madhe me ndëshkime të rënda; dhe do të pranojnë që unë jam Zoti, kur do të kryej kundër tyre hakmarrjen time".
Ndodhi në vitin e njëmbëdhjetë, ditën e parë të muajit, që fjala e Zotit m'u drejtua duke thënë:
"Bir njeriu, duke qenë se Tiro ka folur kundër Jeruzalemit: "Ah, Ah! Porta e popujve është thyer, ajo është drejtuar nga unë; unë do të mbushem tani që ajo është prishur"".
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë jam kundër teje, o Tiro. Do të bëj të ngrihen kundër teje shumë kombe, ashtu si deti bën të ngrihen valët e tij.
Ata do të shkatërrojnë muret e Tiros dhe do të shembin kullat e tij; do të fshij prej tij edhe pluhurin e tij dhe do ta bëj si një shkëmb të zhveshur.