Kalo te përmbajtja

God

11,427 vargje · 2 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin God

Filtro sipas librit
  1. Bëj që të shkëlqejë fytyra jote mbi shërbëtorin tënd dhe më mëso statutet e tua.

  2. Rrëke lotësh zbresin nga sytë e mi, sepse nuk respektohet ligji yt.

  3. Ti je i drejtë, o Zot, dhe dekretet e tua janë të drejta.

  4. Ti i ke përcaktuar porositë e tua me drejtësi dhe me besnikëri të madhe.

  5. Zelli im të tret, sepse armiqtë e mi kanë harruar fjalët e tua.

  6. Fjala jote është e pastër nga çdo zgjyrë; prandaj shërbëtori yt e do.

  7. Jam i vogël dhe i përbuzur, por nuk i harroi udhërimet e tua.

  8. Drejtësia jote është një drejtësi e përjetshme dhe ligji yt është i vërtetë.

  9. Ankthi dhe shqetësimi më kanë pushtuar, por urdhërimet e tua janë gëzimi im.

  10. Porositë e tua janë të drejta përjetë; më jep mendje dhe unë do të jetoj.

  11. Unë bërtas me gjithë zemër; përgjigjmu, o Zot, dhe unë do të respektoj statutet e tua.

  12. Unë të kërkoj; shpëtomë, dhe do të respektoj porositë e tua.

  13. Unë zgjohem para agimit dhe bërtas; unë kam shpresë te fjala jote.

  14. Sytë e mi paraprijnë natën për të menduar thellë fjalën tënde.

  15. Dëgjo zërin tim sipas mirësisë sate; o Zot, gjallëromë sipas dekretit tënd të drejtë.

  16. Kam afër vetes ata që ndjekin të keqen, por ata janë larg ligjit tënd.

  17. Ti je afër, o Zot, dhe të gjitha urdhërimet e tua janë të vërteta.

  18. Prej shumë kohe kam mësuar urdhërimet e tua, të cilat i ke vendosur përjetë.

  19. Merr parasysh pikëllimin tim dhe më çliro, sepse nuk e kam harruar ligjin tënd.

  20. Mbro çështjen time dhe më shpengo; më gjallëro sipas fjalës sate.

  21. Shpëtimi është larg nga të pabesët, sepse ata nuk kërkojnë statutet e tua.

  22. Dhemshuritë e tua janë të mëdha, o Zot; më gjallëro sipas dekreteve të tua të drejta.

  23. Persekutuesit e mi dhe armiqtë e mi janë të shumtë; por unë nuk largohem nga porositë e tua.

  24. I pashë të pabesët dhe i urrej, sepse nuk respektojnë fjalën tënde.

  25. Ki parasysh sa i dua urdhërimet e tua! O Zot, gjallëromë sipas mirësisë sate.