Kalo te përmbajtja

God

11,427 vargje · 2 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin God

Filtro sipas librit
  1. Unë jam shumë i pikëlluar, gjallëromë, o Zot, sipas fjalës sate.

  2. O Zot, prano ofertat spontane të gojës sime dhe mësomë dekretet e tua.

  3. Ndonëse e kam gjithnjë shpirtin në pëllëmbë të dorës, nuk e harroj ligjin tënd.

  4. Të pabesët më kanë ngritur kurthe, por unë nuk jam larguar nga udhërimet e tua.

  5. Jam zotuar me gjithë zemër për t'i zbatuar në praktikë statutet e tua përjetë, deri në fund.

  6. Unë i urrej njerëzit që gënjejnë, por e dua ligjin tënd.

  7. Ti je streha ime dhe mburoja ime; unë shpresoj në fjalën tënde.

  8. Largohuni, o njerëz të këqij, sepse unë dua të respektoj urdhërimet e Perëndisë tim.

  9. Më ndihmo sipas fjalës sate, që unë të jetoj, dhe të mos lejoj të ketë hutim në shpresën time.

  10. Përforcomë dhe unë do të shpëtoj, dhe do t'i kem gjithnjë statutet e tua përpara syve të mi.

  11. Ti i hedh poshtë të gjithë ata që largohen nga statutet e tua, sepse mashtrimi i tyre është gënjeshtër.

  12. Ti zhduk si fundërrina tërë të pabesët e tokës; prandaj unë i dua porositë e tua.

  13. Mishi im dridhet i tëri nga frika jote, dhe unë kam frikë nga dekretet e tua.

  14. Jepi siguri dhe mbarësi shërbëtorit tënd, dhe mos lejo që mëndjemëdhenjtë të më shtypin.

  15. Sytë e mi dobësohen duke kërkuar shpëtimin tënd dhe fjalën e drejtësisë sate.

  16. Kujdesu për shërbëtorin tënd sipas mirësisë sate dhe mësomë statutet e tua.

  17. Unë jam shërbëtori yt; më jep mendje, që të mund të njoh porositë e tua.

  18. Éshtë koha, o Zot, që të veprosh; ata kanë anuluar ligjin tënd.

  19. Për këtë arësye unë i dua urdhërimet e tua më tepër se ari; po, më tepër se ari i kulluar.

  20. Për këtë arësye i konsideroj të drejta urdhërimet e tua dhe urrej çdo shteg të gënjeshtrës.

  21. Zbulimi i fjalëve të tua ndriçon dhe u jep mendje njerëzve të thjeshtë.

  22. Unë hap gojën time dhe psherëtij, nga dëshira e madhe e porosive të tua.

  23. Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua, ashtu si bën me ata që e duan emrin tënd.

  24. Stabilizoi hapat e mia sipas fjalëve të tua dhe mos lejo që asnjë paudhësi të më sundojë.

  25. Më çliro nga shtypja e njerëzve dhe unë do të respektoj urdhërimet e tua.