Kalo te përmbajtja

God

11,427 vargje · 2 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin God

Filtro sipas librit
  1. Kjo ndodh sepse respektoj urdhërimet e tua.

  2. Ti je pjesa ime, o Zot, kam premtuar të respektoj fjalët e tua.

  3. Të jam lutur shumë, me gjihë zemër; ki mëshirë për mua sipas fjalës sate.

  4. Kam shqyrtuar rrugët e mia dhe i kam kthyer hapat e mia ndaj urdhërave të tua.

  5. Pa asnjë mëdyshje nxitova të respektoj urdhërimet e tua.

  6. Litarët e të pabesëve më kanë mbështjellë, por unë nuk e kam harruar ligjin tënd.

  7. Në mes të natës ngrihem që të të kremtoj, për shkak të dekreteve të tua të drejta.

  8. Unë jam shok i gjithë atyre që kanë frikë prej teje dhe i atyre që respektojnë urdhërimet e tua.

  9. O Zot, toka është e mbushur me mirësinë tënde; më mëso statutet e tua.

  10. Ti i ke bërë të mira shërbëtorit tënd, o Zot, sipas fjalës sate.

  11. Më mëso të gjykoj drejt dhe të kem njohje, sepse u besoj urdhërimeve të tua.

  12. Para se të pikëllohem endesha sa andej e këndej, por tani ndjek fjalën tënde.

  13. Ti je i mirë dhe bën të mira; më mëso statutet e tua.

  14. Kryelartët kanë trilluar kundër meje, por unë do të respektoj urdhërimet e tua me gjithë zemër.

  15. Zemra e tyre është e pandjeshme si dhjami; por unë kënaqem me ligjin tënd.

  16. Ka qenë një e mirë për mua të jem pikëlluar, që kështu të mësoja statutet e tua.

  17. Ligji i gojës sate për mua është më i çmuar se mijëra monedha ari dhe argjendi.

  18. Duart e tua më kanë bërë dhe më kanë dhënë trajtë; më jep zgjuarësi që të mund të mësoj urdhërimet e tua.

  19. Ata që kanë frikë prej teje do të më shohin dhe do të kënaqen, sepse pata shpresë në fjalën tënde.

  20. Unë e di, o Zot, që dekretet e tua janë të drejta, dhe që ti më ke hidhëruar në besnikërinë tënde.

  21. Mirësia jote qoftë përdëllimi im, sipas fjalës që i ke dhënë shërbëtorit tënd.

  22. Ardhshin tek unë dhemshuritë e tua të mëdha dhe kështu paça mundësi të jetoj, sepse ligji yt është kënaqësia ime.

  23. U ngatërrofshin mëndjemëdhenjtë, sepse më trajtojnë në mënyrë të padrejtë dhe pa arsye; por unë mendohem shumë mbi urdhërimet e tua.

  24. Le të drejtohen tek unë ata që kanë frikë nga ti dhe ata që njohin urdhërat e tua.

  25. Le të jetë zemra ime e paqortueshme lidhur me statutet e tua, me qëllim që unë të mos ngatërrohem.