Kalo te përmbajtja

God

11,427 vargje · 2 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin God

Filtro sipas librit
  1. Siguromë drejtësi, o Zot, sepse kam ecur në ndershmërinë time dhe kam pasur besim te Zoti pa u lëkundur.

  2. Më heto, o Zot, dhe më vër në provë; pastro me zjarr trurin dhe zemrën time.

  3. Sepse mirësia jote më rri përpara syve dhe unë po eci në vërtetësinë tënde.

  4. Unë i laj duart e mia në çiltërsi dhe i shkoi rrotull altarit tënd, o Zot,

  5. për të shpallur me zë të lartë lavdinë tënde dhe për të treguar tërë mrekullitë e tua.

  6. O Zot, unë e dua selinë e shtëpisë sate dhe vendin ku qëndron lavdia jote.

  7. Këmba ime është e qëndrueshme në vënd të sheshtë. Në kuvende unë do të bekoj Zotin.

  8. Zoti është drita ime dhe shpëtimi im; nga kush do të kem frikë? Zoti është kështjella e jetës sime; nga kush do të kem frikë?

  9. Një gjë i kërkova Zotit dhe atë kërkoj: të banoj në shtëpinë e Zotit tërë ditët e jetës sime, për të soditur bukurinë e Zotit dhe për të admiruar tempullin e tij.

  10. Sepse ditën e fatkeqësisë ai do të më fshehë në çadrën e tij, do të më fshehë në një vend sekret të banesës së tij, do të më lartojë mbi një shkëmb.

  11. Dhe tani koka ime do të ngrihet mbi armiqtë e mi që më rrethojnë, dhe do të ofroj në banesën e tij flijime me britma gëzimi; do të këndoj dhe do të kremtoj lëvdimet e Zotit.

  12. O Zot, dëgjo zërin tim, kur të këlthas ty; ki mëshirë për mua dhe përgjigjmu.

  13. Zemra ime më thotë nga ana jote: "Kërkoni fytyrën time". Unë kërkoj fytyrën tënde, o Zot.

  14. Mos ma fshih fytyrën tënde, mos e hidh poshtë me zemërim shërbëtorin tënd; ti ke qenë ndihma ime; mos më lër dhe mos më braktis, o Përendi e shpëtimit tim.

  15. Edhe sikur babai im dhe nëna ime të më kishin braktisur, Zoti do të më pranonte.

  16. O Zot, më mëso rrugën tënde dhe më udhëhiq në një shteg të sheshtë, për shkak të armiqve të mi.

  17. Oh, sikur të mos isha i sigurt të shoh mirësinë e Zotit në dheun e të gjallëve!

  18. Ki besim të madh te Zoti; ji i fortë, ki zemër; ki besim të madh te Zoti.

  19. Ty të këlthas, o Zot, o kështjella ime; mos rri në heshtje, sepse po të mos flasësh ti, unë bëhem njëlloj si ata që zbresin në gropë.

  20. Dëgjo zërin e lutjeve të mia kur të këlthas ty për ndihmë, kur ngre duart në drejtim të vendit tënd shumë të shenjtë.

  21. Duke qenë se ata nuk i çmojnë veprat e Zotit dhe atë që duart e tij kanë bërë, ai do t'i mposhtë dhe nuk do t'i lërë të begatohen.

  22. I bekuar qoftë Zoti, sepse ka dëgjuar zërin e lutjeve të mia.

  23. Zoti është forca ime dhe mburoja ime; zemra ime ka pasur besim tek ai dhe unë u ndihmova; prandaj zemra ime ngazëllen dhe unë do ta kremtoj këtë me këngën time.

  24. Zoti është forca e popullit të tij, dhe streha e shpëtimit për të vajosurin e tij.

  25. Shpëto popullin tënd dhe beko trashëgiminë tënde; ushqeji dhe përkrahi përjetë.