Skip to content
Mateu 22:23-46

Mateu 22:23-46

23
Po atë ditë erdhën tek ai saducenjtë, të cilët thonë se nuk ka ringjallje, dhe e pyetën
24
duke thënë: ''Mësues, Moisiu ka thënë: "Në se dikush vdes pa lënë fëmijë, i vëllai le të martohet me gruan e tij, për t'i lindur trashëgimtarë vëllait të tij.
25
Tani ndër ne ishin shtatë vëllezër; i pari u martua dhe vdiq dhe duke mos pasë trashëgimtarë, ia la gruan vëllait të vet.
26
Kështu edhe i dyti dhe i treti, deri tek i shtati.
27
Në fund vdiq edhe gruaja.
28
Në ringjallje, pra, e kujt nga këta të shtatë do të jetë grua? Sepse të gjithë e patën gruaja''.
29
Por Jezusi, duke u përgjigjur u tha atyre: ''Ju bëni gabim, sepse nuk e kuptoni as Shkrimin as pushtetin e Perëndisë.
30
Në ringjallje, pra, as martohen as martojnë, por ata do të jenë në qiell si engjëjt e Perëndisë.
31
Pastaj sa për ringjalljen e të vdekurve, a nuk e keni lexuar ç'ju ishte thënë nga Perëndia kur thotë:
32
"Unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe i Jakobit"? Perëndia nuk është Perëndia i të vdekurve, por i të gjallëve''.
33
Dhe turmat, kur i dëgjuan këto gjëra, habiteshin nga doktrina e tij.
34
Atëherë farisenjtë, kur dëgjuan se ai ua kishte zënë gojën saducenjve, u mblodhën tok.
35
Dhe një nga ata, mësues i ligjit, e pyeti për të vënë në provë, duke thënë:
36
''Mësues, cili është urdhërimi i madh i ligjit?''.
37
Dhe Jezusi i tha: ''"Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde".
38
Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi.
39
Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten".
40
Nga këto dy urdhërime varet i tërë ligji dhe profetët''.
41
Tani, kur u mblodhën farisenjtë, Jezusi i pyeti:
42
''Ç'u duket juve për Krishtin? Biri i kujt është?''. Ata i thanë: ''I Davidit''.
43
Ai u tha atyre: ''Si pra Davidi, në Frymë, e quan Zot, duke thënë:
44
"Zoti i ka thënë Zotit tim: Ulu në të djathtën time, deri sa unë t'i vë armiqtë e tu si stol të këmbëve të tua"?
45
Në qoftë se Davidi e quan Zot, si mund të jetë biri i tij?''.
46
Por asnjë nuk ishte në gjendje t'i përgjigjej; dhe, që nga ajo ditë, askush nuk guxoi ta pyesë më.
Settings

Reading style

Typeface

Font size 19px

Reading width 75 chars

Options