Kalo te përmbajtja
Jobi 30:1-14

Jobi 30:1-14

1
"Tani përkundrazi më të rinjtë se unë më përqeshin, ata që etërit e tyre nuk do të kishin pranuar t'i vija midis qenve të kopesë sime.
2
Fundja, për çfarë do të më shërbente forca e duarve të tyre? Fuqia e tyre është shkatërruar.
3
Të sfilitur nga mizerja dhe nga uria, ikin natën në shketëtirën e shkretuar dhe shterpë,
4
duke shkulur bar të hidhur pranë gëmushave dhe rrënjë gjineshtre për ushqimin e tyre.
5
Janë përzënë nga mjediset prej njerëzve që ulërijnë prapa tyre si të ishin vjedhës.
6
Janë të detyruar të jetojnë në skërkat e luginave, në shpellat e tokës dhe midis shkëmbinjve;
7
ulërijnë midis kaçubeve dhe shtrëngohen bashkë nën ferrishtat;
8
njerëz budallenj, po, njerëz pa vlerë, të dëbuar nga vendi i tyre.
9
Tani jam bërë kënga e tyre e talljes, po, jam bërë gazi i tyre.
10
Kanë tmerr nga unë, rrinë larg meje dhe nuk ngurrojnë të më pështyjnë në fytyrë.
11
Meqenëse Perëndia ka lëshuar disi litarin e çadrës sime dhe më ka poshtëruar, ata kanë thyer çdo fre para meje.
12
Këta zuzarë çohen në të djathtën time, i shtyjnë larg këmbët e mia dhe përgatitin kundër meje rrugët që të më shkatërrojnë.
13
Prishin rrugën time, keqësojnë fatkeqësinë time, megjithëse askush nuk i ndihmon.
14
Afrohen si nëpërmjet një të çare të madhe, sulen kundër meje si një stuhi.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Reading Width 45 chars

Options