Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për The Tribe Of Zebulun

46 vargje · 23 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Pastaj Lea u ngjiz përsëri dhe i dha Jakobit një bir të gjashtë.

  2. Atëherë Lea tha: "Perëndia më ka dhënë një dhunti të mirë; këtë radhë burri im do të banojë me mua, sepse i kam lindur gjashtë bij". Dhe i vuri emrin Zabulon.

  3. Zabuloni do të banojë në breg të deteve; dhe do të përbëjë një vendstrehim për anijet; kufiri i tij do të zgjatet drejt Sidonit.

  4. nga Zabuloni, Eliabi, bir i Helonit;

  5. Nga bijtë e Zabulonit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve dhe të shtëpive të etërve të tyre duke i numëruar nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:

  6. ata që u regjistruan nga fisi i Zabulonit ishin pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind.

  7. Në krahun lindor, ndaj diellit që po ngrihet, do të vendoset flamuri i kampit të Judës simbas renditjes së tij; prijësi i bijve të Efraimit është Nashoni, bir i Aminadabit;

  8. Pastaj do të vijë fisi i Zabulonit; prijësi i bijve të Zabulonit është Eliabi, bir i Helonit;

  9. Ditën e tretë ishte radha e Eliabit, birit të Helonit, prijësit të bijve të Zabulonit.

  10. Oferta e tij qe një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen i vogël shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit;

  11. një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

  12. një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

  13. një kec si flijim për mëkatin

  14. dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Eliabit, birit të Helonit.

  15. I pari lëvizi flamuri i kampit të bijve të Judës, i ndarë simbas formacioneve të tij. Divizionin e Judës e komandonte Nahshoni, bir i Aminadabit.

  16. ndërsa Eliabi, bir i Helonit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Zabulonit.

  17. Gadieli, bir i Sodit, për fisin e Zabulonit;

  18. Bijtë e Zabulonit simbas familjeve të tyre qenë: nga Seredi, familja e Sarditëve; nga Eloni, familja e Elonitëve; nga Jahleeli, familja e Jahleelitëve.

  19. Këto janë familjet e Zabulonitëve në bazë të regjistrimit: gjithsej gjashtëdhjetë mijë e pesëqind.

  20. prijësi Elitsafan, bir i Parnakut, për fisin e bijve të Zabulonit;

  21. dhe ja ata që do të rrijnë në malin Ebal për të shqiptuar mallkimin: Rubeni, Gadi, Asheri, Zabuloni, Dani dhe Neftali.

  22. Përsa i përket Zabulonit, ai tha: "Gëzoje, Zabulon, daljen tënde, dhe ti Isakar, ndejtjen në çadrat e tua!

  23. Ata do të thërrasin popujt në mal dhe aty do të ofrojnë flijime drejtësie; sepse ata do të thithin bollëkun e detrave dhe thesaret e fshehura në rërë".

  24. Pjesa e tretë që u hodh me short u ra bijve të Zabulonit, simbas familjeve të tyre. Territori i trashëgimisë së tyre shtrihej deri në Sarid.

  25. Kufiri i tyre ngjitej në perëndim në drejtim të Maralahut dhe arrinte në Dabesheth dhe pastaj në përruan që rrjedh përballë Jokneamit.