Vargje biblike për The Tribe Of Simeon: Inheritance of, within Judah
Vargje për Inheritance of, within Judah
Pjesa e dytë që u hodh me short i takoi Simeonit, fisit të bijve të Simeonit simbas familjeve të tyre. Trashëgimia e tyre ndodhej në mes të trashëgimisë së bijve të Judës.
Trashëgimia e tyre përfshinte Beer-Sheban (Sheban), Moladahun,
Hatsar-Shualin, Balahun, Etsemin,
Eltoladin, Bethulin, Hormahun,
Tsiklagun, Beth-Markabothin, Hatsar-Susahin,
Beth-Lebaothin dhe Sharuhenin: trembëdhjetë qytete me fshatrat e tyre;
Ainin, Rimonin, Etherin dhe Ashanin: katër qytete me fshatrat e tyre,
dhe të gjitha fshatrat që ndodheshin rreth këtyre qyteteve, deri në Baalath-Beer, Ramah të Negevit. Kjo përfaqësonte trashëgiminë e fisit të bijve të Simeonit, simbas familjeve të tyre.