Skip to content

Vargje biblike për Self-Examination: General references

20 vargje · 9 aspekte

Vargje për General references

  1. Sa janë fajet e mia dhe mëkatet e mia? Më bëj të ditur shkeljet e mia dhe mëkatin tim!

  2. Zemërohuni dhe mos mëkatoni; në shtratin tuaj mendohuni shumë në zemër tuaj dhe qëndroni në heshtje. (Sela)

  3. Kush i njeh gabimet e tij? Pastromë nga ato që nuk i shoh.

  4. Më heto, o Zot, dhe më vër në provë; pastro me zjarr trurin dhe zemrën time.

  5. Gjatë natës më kthehet në mendje kënga ime, mendoj thellë në zemrën time dhe fryma ime bën kërkime.

  6. Kam shqyrtuar rrugët e mia dhe i kam kthyer hapat e mia ndaj urdhërave të tua.

  7. Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time; më provo dhe njihi mendimet e mia.

  8. dhe shiko në se ka tek unë ndonjë rrugë të keqe dhe më udhëhiq nëpër rrugën e përjetshme.

  9. Zemra gënjehet më tepër se çdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme; kush mund ta njohë atë?

  10. Le të shqyrtojmë rrugët tona, t'i hetojmë dhe të kthehemi tek Zoti.

  11. Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Mendohuni mirë për sjelljen tuaj!

  12. Ata u pikëlluan shumë dhe secili prej tyrefilloi të thotë: ''Mos jam unë; Zot?''.

  13. Atëherë ata filluan të trishtohen dhe t'i thoshin njëri pas tjetrit: ''Mos jam unë?''. Dhe një tjetër tha: ''Mos jam unë?''.

  14. Prandaj ai që ha nga kjo bukë ose pi nga kjo kupë e Zotit padenjësisht, do të jetë fajtor i trupit dhe i gjakut të Zotit.

  15. Por secili të shqyrtojë vetveten dhe kështu të hajë nga buka e të pijë nga kupa,

  16. Sepse, po të shqyrtonim veten tonë, nuk do të gjykoheshim.

  17. Analizoni veten tuaj a jeni në besim; provoni veten tuaj! A thua nuk e njihni vetveten se Jezu Krishti është në ju? Veç në qofshi të përjashtuar.

  18. Dhe secili të analizojë veprën e tij dhe atëherë do të ketë arsye të mburret vetëm për veten e tij dhe jo lidhur me tjetrin.

  19. Sepse secili do të mbajë barrën e vet.

  20. Ai që merr mësim në fjalën, le ta bëjë pjestar të të gjitha të mirave të tij atë që e mëson.