Skip to content

Vargje biblike për Fool

36 vargje · 1 aspekt

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Një fjalë e urtë në gojën e budallenjve është si një gjemb që hyn në dorën e një të dehuri.

  2. Perëndia i madh që ka krijuar të gjitha gjërat është ai që i jep shpërblimin budallait dhe shkelësve.

  3. Ashtu si një qen kthehet në të vjellat e tij, kështu budallai e përsërit budallallëkun e tij.

  4. A ke parë një njeri që e pandeh veten të urtë? Ka më tepër shpresë për një budalla se sa për të.

  5. Në qoftë se gjarpëri kafshon sepse nuk është magjepsur, magjistari bëhet i kotë.

  6. Fjalët e gojës të të urtit janë plot hir, por buzët e budallait e shkatërrojnë.

  7. Fillimi i ligjëratës së tij është budallallëk dhe fundi është marrëzi e dëmshme.

  8. Edhe sikur budallai t'i shumojë fjalët e tij, njeriu nuk di se çfarë do të ndodhë; kush mund t'i thotë çfarë do të ndodhë pas tij?

  9. Lodhja e budallait e rraskapit, sepse ai nuk di as si të shkojë në qytet.

  10. Përkundrazi ai që i dëgjon këto fjalë dhe nuk i vë në praktikë, do të krahasohet me një njeri budalla, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi rërë.

  11. Më pas ra shiu, erdhi përmbytja, frynë erërat dhe u përplasën mbi atë shtëpi; ajo u shemb dhe rrënimi i saj qe i madh''.