Skip to content

Vargje biblike për Fool: General references

36 vargje · 1 aspekt

Vargje për General references

Filtro sipas librit
  1. Lëreni budallallëkun dhe do të jetoni, ecni në rrugën e arsyes".

  2. Ai që korrigjon tallësin tërheq mbi vete të shara, dhe ai që qorton të pabesin merr të shara.

  3. Mos qorto tallësin sepse ai do të të urrejë; qorto të urtin dhe ai do të të dojë.

  4. Gruaja budallaqe është zhurmëmadhe, aspak e zgjuar dhe nuk di asgjë.

  5. Rri ulur te porta e shtëpisë së saj, mbi një fron në vendet e larta të qytetit,

  6. për të ftuar ata që kalojnë nëpër rrugë, që shkojnë drejt në rrugën e tyre:

  7. "Ai që është budalla të vijë këtu!". Dhe atij që i mungon arsyeja i thotë:

  8. "Ujërat e vjedhura janë të ëmbla; buka që hahet fshehurazi është e shijshme".

  9. Dituria gjendet mbi buzët e atyre që kanë mendje, por shkopi është për kurrizin e atyre që nuk kanë mend.

  10. Të urtët grumbullojnë njohuri, por goja e budallait është një shkatërrim i shpejtë.

  11. Largohu nga njeriu budalla sepse nuk do të gjesh dituri mbi buzët e tij.

  12. Dituria e njeriut të matur qëndron në të dalluarit e rrugës së tij, por marrëzia e budallenjve është mashtrim.

  13. Budallenjtë qeshin me mëkatin, por midis njerëzve të drejtë është falja.

  14. Biri i urtë gëzon të atin, por njeriu budalla përçmon të ëmën.

  15. Marrëzia është gëzim për atë që nuk ka mend, por njeriu që ka mend ecën drejt.

  16. Dituria qëndron para atij që ka mend, por sytë e budallait enden deri në cepat më të largëta të dheut.

  17. Biri budalla është një burim vuajtjesh për atin e tij dhe hidhërim për atë që e ka lindur.

  18. Buzët e budallait të çojnë në grindje, dhe goja e tij kërkon goditje.

  19. Goja e budallait është shkatërrimi i tij dhe buzët e tij janë një lak për jetën e tij.

  20. Kamxhiku për kalin, kapistra për gomarin dhe shkopi për kurrizin e budallenjve.

  21. Mos iu përgjegj budallait simbas budallallëkut të tij, që të mos bëhesh edhe ti si ai.

  22. Përgjigjju budallait simbas budallallëkut të tij, që ai të mos mendojë se është i urtë.

  23. Kush dërgon një mesazh me anë të një budallai pret këmbët e tij dhe pi dhunë.

  24. Ashtu si këmbët e çalamanit janë pak të qëndrueshme, kështu është një fjalë e urtë në gojën e budallenjve.

  25. Kush i jep lavdi një budallai është si ai që lidh një gur te hobeja.