Skip to content

Vargje biblike për Feasts

30 vargje · 3 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Atëherë ata u përgjigjën: "Ne e pamë qartë që Zoti është me ty. Kështu thamë: "Le të bëjmë një betim midis nesh, midis nesh dhe teje, dhe të përfundojmë një aleancë me ty":

  2. dhe kështu ti nuk do të na bësh asnjë të keqe, ashtu si ne nuk të kemi prekur, nuk të kemi bërë veçse të mira dhe të kemi lënë të ikësh në paqe. Ti je tani i bekuari i Zotit".

  3. Kështu Isaku shtroi për ta një banket dhe ata hëngrën e pinë.

  4. Mbreti Belshatsar dha një banket të madh për njëmijë nga të mëdhenjtë e tij dhe në prani të të njëmijëve piu verë.

  5. Ndërsa shijonte verën, Belshatsari dha urdhër të sillnin vazot prej ari dhe prej argjendi që i ati Nebukadnetsari kishte marrë nga tempulli që ishte në Jeruzalem, me qëllim që me to të pinin mbreti dhe të mëdhenjtë që ishin me të, bashkëshortet e tij dhe konkubinat e tij.

  6. Kështu prunë vazot prej ari që i kishin marrë nga shenjtërorja e tempullit të Perëndisë, që ishte në Jeruzalem, dhe me to pinë mbreti dhe të mëdhenjtë e tij, bashkëshortet e tij dhe konkubinat e tij.

  7. Pinë verë dhe lëvduan perënditë prej ari, argjendi, bronzi, hekuri, druri e guri.

  8. Dhe Jezusi, nisi përsëri t'u flasë atyre me shëmbëlltyra, duke thënë:

  9. ''Mbretëria e qiejve i ngjan një mbreti, i cili përgatiti dasmën e të birit.

  10. Dhe dërgoi shërbëtorët e vet për të thirrur të ftuarit në dasmë, por ata nuk deshën të vijnë.

  11. Dërgoi përsëri shërbëtorë të tjerë duke thënë: "U thoni të ftuarve: Ja unë e kam shtruar drekën time, viçat e mi dhe bagëtia ime e majmur janë therur dhe gjithçka është gati; ejani në dasmë".

  12. Por ata, pa e përfillur, shkuan: dikush në arën e vet e dikush në punët e veta.

  13. Dhe të tjerët, mbasi kapën shërbëtorët e tij, i shanë dhe i vranë.

  14. Mbreti atëhërë, kur dëgjoi këtë, u zemërua dhe dërgoi ushtritë e veta për të shfarosur ata gjaksorë dhe dogji qytetin e tyre.

  15. Atëherë u tha shërbëtorëve të vet: "Dasma është gati, por të ftuarit nuk ishin të denjë.

  16. Shkoni, pra, në udhëkryqe dhe ftoni në dasmë këdo që të gjeni."

  17. Dhe ata shërbëtorët dolën nëpër rrugë, mblodhën të gjithë ata që gjetën, të këqij dhe të mirë, dhe vendi i dasmës u mbush me të ftuar.

  18. Atëherë mbreti hyri për të parë të ftuarit dhe gjeti aty një njeri që nuk kishte veshur rrobë dasme;

  19. dhe i tha: "Mik, si hyre këtu pa pasur rrobë dasme?". Dhe ai mbylli gojën.

  20. Atëherë mbreti u tha shërbëtorëve: "Lidheni duar dhe këmbë, kapeni dhe hidheni në errësirat e jashtme. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh".

  21. Sepse shumë janë të thirrur, por pak janë të zgjedhur''.

  22. Atëherë Jezusi i tha: ''Një njeri përgatiti një darkë të madhe dhe ftoi shumë veta;

  23. dhe, në kohë të darkës, dërgoi shërbëtorin e vet t'u thotë të ftuarve: "Ejani, sepse gjithçka tashmë është gati".

  24. Por të gjithë, pa përjashtim, filluan të kërkojnë ndjesë. I pari i tha: "Bleva një arë dhe më duhet të shkoj ta shoh; të lutem, të më falësh".

  25. Dhe një tjetër tha: "Bleva pesë pendë qe dhe po shkoj t'i provoj; të lutem, të më falësh".