Skip to content

Vargje biblike për Christian Conduct

58 vargje · 48 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillës të të pabesëve, që nuk ndalet në rrugën e mëkatarëve dhe nuk ulet bashkë me tallësit,

  2. por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij.

  3. Ai do të jetë si një pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e tij në stinën e tij dhe të cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bën do të ketë mbarësi.

  4. Frika e Zotit është e pastër, mbetet përjetë; gjykimet e Zotit janë të vërteta, të gjitha janë të drejta;

  5. janë më të dëshirueshme se ari, po, më tepër se shumë ari i kulluar; janë më të ëmbla se mjalti, nga ai që del nga hojet.

  6. Edhe shërbëtori yt mëson prej tyre; ke një shpërblim të madh duke i parë.

  7. ''Lum skamësit në frymë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve.

  8. Lum ata që vajtojnë, sepse ata do të ngushëllohen.

  9. Lum ata që janë zemërbutë, sepse ata do ta trashëgojnë tokën.

  10. Lum ata që janë të uritur dhe të etur për drejtësi, sepse ata do të ngopen.

  11. Lum ata që janë të mëshirshëm, sepse ata do të gjejnë mëshirë.

  12. Lum ata që janë të pastër në zemër, sepse ata do ta shohin Perëndinë.

  13. Lum ata që përpiqen për paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë.

  14. Lum ata që janë përndjekur për hir të drejtësisë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve.

  15. Lum ju kur do t'ju shajnë dhe do t'ju përndjekin dhe, duke gënjyer, do të thonë të gjitha të zezat kundër jush, për shkakun tim.

  16. Gëzohuni dhe ngazëllohuni, sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej, sepse kështu i kanë përndjekur profetët që qenë para jush''.

  17. Por unë po ju them: Mos i rezisto të ligut; madje, në qoftë se dikush të qëllon mbi faqen e djathtë, ktheja dhe tjetrën,

  18. dhe në qoftë se dikush do të të nxjerrë në gjyq për të të marrë tunikën, jepi edhe mantelin.

  19. Dhe në qoftë se dikush të detyron të ecësh një milje, ti bëji dy me të.

  20. Çdo njeri le t'i nënshtrohet pushteteve të sipërm, sepse nuk ka pushtet veçse prej Perëndisë; dhe pushtetet që janë, janë caktuar nga Perëndia.

  21. Prandaj ai që i kundërvihet pushtetit, i kundërvihet urdhërit të Perëndisë; dhe ata që i kundërvihen do të marrin mbi vete dënimin.

  22. Sepse eprorët s'ke pse t'i kesh frikë për vepra të mira, por për të këqijat; a do, pra, të mos i kesh frikë pushtetit? Bëj të mirën, dhe do të kesh lavdërim nga ai,

  23. sepse eprori është shërbëtor i Perëndisë për ty për të mirë; por, po të bësh të këqija, druaj, sepse nuk e mban kot shpatën; sepse ai është shërbëtor i Perëndisë, hakmarrës plot zemërim kundër atij që bën të keqen.

  24. Prandaj është e nevojshme t'i nënshtroheni, jo vetëm nga druajtje e zemërimit, por edhe për arsye të ndërgjegjes.

  25. Sepse për këtë paguani edhe tatimet, sepse ata janë shërbëtorë të Perëndisë, që i kushtohen vazhdimisht këtij shërbimi.