Kalo te përmbajtja

circa 1446–1406 BC

The Wilderness Years

Forty years of wandering in the desert test Israel's faith and prepare a new generation to enter the promised land.

2,247 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Ligji i Përtërirë 13:8rreth 1451 p.e.s.

    mos iu nënshtro atij dhe mos e dëgjo; syri yt nuk duhet të ketë mëshirë për të; mos e kurse, mos e fsheh.

  2. Ligji i Përtërirë 13:9rreth 1451 p.e.s.

    Por ti duhet ta vrasësh; dora jote të jetë e para që të ngrihet kundër tij, për ta vrarë; pastaj le të vijë dora e gjithë popullit.

  3. Ti do ta vrasësh me gurë dhe ai do të vdesë, sepse ka kërkuar të të largojë nga Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga Egjipti, nga shtëpia e skllavërisë.

  4. Kështu tërë Izraeli do ta dëgjojë këtë ngjarje dhe do të ketë frikë, e nuk ka për të kryer më asnjë veprim të keq si ky në gjirin tënd.

  5. Në qoftë se një ndër qytetet e tua që Zoti, Perëndia yt, të jep për të banuar, dëgjon të thuhet

  6. që njerëz të çoroditur kanë dalë nga gjiri juaj dhe kanë mashtruar banorët e qytetit të tyre duke thënë: "Shkojmë t'u shërbejmë perëndive të tjera", që ju nuk i keni njohur kurrë,

  7. ti do të bësh hetime, kërkime dhe do të marrësh me kujdes në pyetje; dhe në qoftë se është e vërtetë dhe e sigurt që ky veprim i neveritshëm është kryer me të vërtetë në gjirin tënd,

  8. atëherë do të vrasësh me shpatën tënde banorët e atij qyteti, duke vendosur shfarosjen e tij dhe gjithçka që ndodhet në të; do të vrasësh edhe bagëtinë e tij.

  9. Pastaj do të mbledhësh tërë plaçkën e tij në mes të sheshit dhe do ta djegësh me zjarr qytetin dhe tërë plaçkën e tij përpara Zotit, Perëndisë tuaj; ajo do të mbetet një grumbull gërmadhash për gjithnjë dhe nuk do të rindërtohet më kurrë.

  10. Prandaj asgjë nga ato që janë caktuar të shkatërrohen të mos ju ngjitet në dorë, me qëllim që Zoti të heqë dorë nga zjarri i zemërimit të tij dhe të tregohet i dhimshur t'i vijë keq për ty dhe të të shumëzojë, ashtu siç u është betuar etërve tuaj,

  11. sepse ti e dëgjove zërin e Zotit, Perëndisë tënd, duke respektuar të gjitha urdhërimet e tij që po të përcakton sot duke bërë atë që është e drejtë në sytë e Zotit, Perëndisë tuaj".

  12. Ligji i Përtërirë 14:1rreth 1451 p.e.s.

    "Ju jeni bijtë e Zotit, Perëndisë tuaj; nuk do të bëni asnjë prerje dhe nuk do të rruheni midis syve për një të vdekur;

  13. Ligji i Përtërirë 14:2rreth 1451 p.e.s.

    sepse ti je një popull i shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd, dhe Zoti të ka zgjedhur për të qenë një popull i tij, një thesar i veçantë ndër të gjithë popujt që janë mbi faqen e dheut.

  14. Ligji i Përtërirë 14:3rreth 1451 p.e.s.

    Nuk do të hash asgjë të neveritshme.

  15. Ligji i Përtërirë 14:4rreth 1451 p.e.s.

    Këto janë kafshët që mund të hani: lopa, delja, dhia,

  16. Ligji i Përtërirë 14:5rreth 1451 p.e.s.

    dreri, gazela, dhia e egër, stambeku, antilopa dhe kaprolli.

  17. Ligji i Përtërirë 14:6rreth 1451 p.e.s.

    Mund të hani çdo kafshë që e ka thundrën të ndarë, dhe që përtypet midis kafshëve.

  18. Ligji i Përtërirë 14:7rreth 1451 p.e.s.

    Por nga ato që vetëm përtypen dhe që kanë vetëm thundrën të ndarë nuk do të hani devenë, lepurin dhe baldosën, që përtypen por nuk e kanë thundrën të ndarë; për ju janë të papastra;

  19. Ligji i Përtërirë 14:8rreth 1451 p.e.s.

    edhe derri, që e ka thundrën të ndarë por nuk përtypet, është i papastër për ju. Nuk do të hani mishin e tyre dhe nuk do të prekni trupat e tyre të vdekur.

  20. Ligji i Përtërirë 14:9rreth 1451 p.e.s.

    Ndër të gjitha kafshët që rrojnë në ujë, mund të hani të gjitha ato që kanë pendë dhe luspa;

  21. por nuk do të hani asnjë nga ato që nuk kanë pendë dhe luspa; janë të papastra për ju.

  22. Mund të hani çdo zog të pastër;

  23. por nuk do të hani këto: shqiponjën, shqiponjën e detit dhe fajkuan e detit,

  24. qiftin, fajkuan dhe çdo lloj zhgabe,

  25. çdo lloj korbi,