Kalo te përmbajtja

circa 1446–1406 BC

The Wilderness Years

Forty years of wandering in the desert test Israel's faith and prepare a new generation to enter the promised land.

2,247 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Numrat 16:36rreth 1471 p.e.s.

    Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

  2. Numrat 16:37rreth 1471 p.e.s.

    "I thuaj Eleazarit, birit të priftit Aaron, të nxjerrë jashtë temjanicat nga zjarri, sepse ato janë të shenjta dhe ta hedhë zjarrin larg;

  3. Numrat 16:38rreth 1471 p.e.s.

    dhe nga temjanicat e atyre që kanë kryer mëkate duke vënë në rrezik jetën e tyre, të bëhen aq petëza të rrahura për të veshur altarin, sepse i kanë paraqitur para Zotit dhe për këtë arësye janë të shenjta; dhe do të shërbejnë si një qortim për bijtë e Izraelit".

  4. Numrat 16:39rreth 1471 p.e.s.

    Kështu prifti Eleazar mori temjanicat prej bronzi të paraqitura prej atyre që ishin djegur, dhe bëri petëza për të veshur altarin,

  5. Numrat 16:40rreth 1471 p.e.s.

    me qëllim që t'u shërbenin si kujtim bijve të Izraelit, dhe asnjë i huaj që nuk ishte nga fisi i Aaronit të afrohej për të ofruar temjan para Zotit dhe të mos pësonte fatin e Koreut dhe të njerëzve të tij, ashtu si Zoti i kishte thënë me anë të Moisiut.

  6. Numrat 16:41rreth 1471 p.e.s.

    Të nesërmen gjithë asambleja e bijve të Izraelit murmuriti kundër Moisiut dhe Aaronit, duke thënë: "Ju keni bërë të vdesë populli i Zotit".

  7. Numrat 16:42rreth 1471 p.e.s.

    Por ndodhi që, ndërsa asambleja po mblidhej kundër Moisiut dhe Aaronit, ata u kthyen nga çadra e mbledhjes; dhe ja, reja e mbulonte atë dhe u shfaq lavdia e Zotit.

  8. Numrat 16:43rreth 1471 p.e.s.

    Atëherë Moisiu dhe Aaroni shkuan përpara çadrës së mbledhjes.

  9. Numrat 16:44rreth 1471 p.e.s.

    Dhe Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

  10. Numrat 16:45rreth 1471 p.e.s.

    "Largohuni nga kjo asamble dhe unë do t'i zhduk në një çast". Dhe ata ranë përmbys me fytyrën për tokë.

  11. Numrat 16:46rreth 1471 p.e.s.

    Kështu Moisiu i tha Aaronit: "Merr temjanicën, vër brenda saj zjarr të marrë nga altari, vendos mbi të temjan dhe çoje shpejt në mes të asamblesë, dhe bëj shlyerjen e fajit për ta, sepse ka shpërthyer zemërimi i Zotit, dhe plaga ka filluar".

  12. Numrat 16:47rreth 1471 p.e.s.

    Atëherë Aaroni mori temjanicën, ashtu siç kishte thënë Moisiu, dhe vrapoi në mes të asamblesë; dhe ja, fatkeqësia kishte filluar në mes të popullit; kështu ai vuri temjanin në temjanicën dhe bëri shlyerjen për popullin.

  13. Numrat 16:48rreth 1471 p.e.s.

    Dhe u ndal midis të gjallëve dhe të vdekurve, dhe fatkeqësia u ndal.

  14. Numrat 16:49rreth 1471 p.e.s.

    Ata që vdiqën nga fatkeqësia ishin katërmbëdhjetë mijë e shtatëqind veta, përveç atyre që kishin vdekur për ngjarjet e Koreut.

  15. Numrat 16:50rreth 1471 p.e.s.

    Kështu Aaroni u kthye te Moisiu në hyrje të çadrës së mbledhjes, sepse fatkeqësia ishte ndalur.

  16. Numrat 17:1rreth 1471 p.e.s.

    Pastaj Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

  17. Numrat 17:2rreth 1471 p.e.s.

    "Folu bijve të Izraelit dhe bëj që të të japin shufra, një për çdo shtëpi të etërve të tyre, domethënë dymbëdhjetë shufra nga të gjithë prijësit e tyre simbas shtëpive të etërve të tyre; do të shkruash emrin e secilit mbi shufrën e tij;

  18. Numrat 17:3rreth 1471 p.e.s.

    dhe do të shkruash emrin e Aaronit mbi shufrën e Levit, sepse do të ketë një shufër për çdo kryetar të shtëpive të etërve të tyre.

  19. Numrat 17:4rreth 1471 p.e.s.

    Pastaj do t'i vësh në çadrën e mbledhjes, përpara dëshmisë, ku unë takohem me ju.

  20. Numrat 17:5rreth 1471 p.e.s.

    Dhe do të ndodhë që shufra e njeriut që unë zgjedh, do të lulëzojë dhe unë do të bëj që të pushojnë murmuritjet e bijve të Izraelit kundër jush".

  21. Numrat 17:6rreth 1471 p.e.s.

    Kështu Moisiu u foli bijve të Izraelit dhe të gjithë prijësit e tyre i dhanë secili një shufër, simbas shtëpive të etërve të tyre, domethënë dymbëdhjetë shufra; dhe shufra e Aaronit ishte midis shufrave të tyre.

  22. Numrat 17:7rreth 1471 p.e.s.

    Pastaj Moisiu i vuri këto shufra përpara Zotit në çadrën e dëshmisë.

  23. Numrat 17:8rreth 1471 p.e.s.

    Të nesërmen Moisiu hyri në çadrën e dëshmisë; dhe ja, shufra e Aaronit për shtëpinë e Levit kishte lulëzuar; kishte nxjerrë lastarë, kishte çelur lule dhe kishte prodhuar bajame.

  24. Numrat 17:9rreth 1471 p.e.s.

    Atëherë nxori tërë shufrat jashtë pranisë së Zotit, përpara të gjithë bijve të Izraelit; dhe ata i panë dhe secili mori shufrën e vet.

  25. Numrat 17:10rreth 1471 p.e.s.

    Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ktheja shufrën Aaronit përpara çadrës së dëshmisë, me qëllim që të ruhet si një shenjë qortimi për rebelët, me qëllim që të marrin fund murmuritjet e tyre kundër meje dhe ata të mos vdesin".