Kalo te përmbajtja

circa 800–400 BC

The Hebrew Prophets

God speaks through Isaiah, Jeremiah, and the minor prophets—calling Israel to repentance and foretelling the coming Messiah.

3,706 vargje · 14 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Jeremia 13:14rreth 599 p.e.s.

    Do t'i copëtoj njërin kundër tjetrit, etërit dhe bijtë së bashku"", thotë Zoti. "Nuk do të kem mëshirë, nuk do t'i fal, nuk do të kem asnjë dhembshuri që të më pengojë t'i shkatërroj".

  2. Jeremia 13:15rreth 599 p.e.s.

    Dëgjoni dhe vini veshin: Mos t'ju rritet mendja, sepse Zoti foli.

  3. Jeremia 13:16rreth 599 p.e.s.

    I jepni lavdi Zotit, Perëndisë tuaj, para se të sjellë terrin dhe para se këmbët tuaja të pengohen në malet e mbështjella në muzg, sepse ndërsa ju prisni dritën, ai e ndërron në hije të vdekjes dhe e ndryshon në errësirë të thellë.

  4. Jeremia 13:17rreth 599 p.e.s.

    Por në rast se nuk e dëgjoni këtë, shpirti im do të qajë në fshehtësi për shkak të kryelartësisë suaj, sytë e mi do të qajnë parreshtur dhe do të derdhin lot, sepse kopeja e Zotit do të çohet në robëri.

  5. Jeremia 13:18rreth 599 p.e.s.

    Thuaji mbretit dhe mbretëreshës nënë: "Uluni më poshtë, sepse sundimi juaj, kurora e lavdisë suaj, do të bjerë poshtë".

  6. Jeremia 13:19rreth 599 p.e.s.

    Qytetet e jugut janë të mbyllura dhe askush nuk do t'i hapë; tërë Juda është çuar në robëri, është çuar e tëra në robëri.

  7. Jeremia 13:20rreth 599 p.e.s.

    Ngrini sytë tuaj dhe shikoni ata që vijnë nga veriu; ku është kopeja që të ishte besuar, delet e tua të bukura?

  8. Jeremia 13:21rreth 599 p.e.s.

    Çfarë do të thuash kur të të ndëshkojë? Por ti vetë u ke mësuar atyre të jenë të parët dhe sunduesit e tu. A nuk do të të zënë dhembjet si një grua që është duke lindur?

  9. Jeremia 13:22rreth 599 p.e.s.

    Dhe në rast se do të thuash në zemrën tënde: "Përse më ndodhin këto gjëra?". Për shkak të përmasës së paudhësisë sate cepat e rrobës sate do të zbulohen dhe thembrat e tua do të duken lakuriq.

  10. Jeremia 13:23rreth 599 p.e.s.

    A mundet një Etiopias të ndryshojë lëkurën e tij o një tigër të këmbejë lëkurën me vijëza? Në të njëjtën mënyrë ju, që jeni mësuar të bëni të keqen, a do të mund të bënit të mirën?

  11. Jeremia 13:24rreth 599 p.e.s.

    "Prandaj do t'i shpërndaj si byku që e merr era e shkretëtirës.

  12. Jeremia 13:25rreth 599 p.e.s.

    Ky është fati yt, pjesa që mata për ty", thotë Zoti, "sepse më ke harruar dhe i ke besuar gënjeshtrës.

  13. Jeremia 13:26rreth 599 p.e.s.

    Prandaj do të ngre edhe unë cepat e rrobës sime mbi fytyrë, në mënyrë që të duket turpi yt.

  14. Jeremia 13:27rreth 599 p.e.s.

    Kam parë shkeljet e tua të kurorës, hingëllimat e tua, shthurjen e kurvërisë sate, gjërat e neveritshme të kryera në kodra dhe në fusha. Mjerë ti, o Jeruzalem! Për sa kohë akoma do të mbetesh i pëgërë?".

  15. Jeremia 14:1rreth 605 p.e.s.

    Fjala e Zotit që iu drejtua Jeremias me rastin e thatësirës:

  16. Jeremia 14:2rreth 605 p.e.s.

    "Juda është në zi dhe portat e qyteteve të saj lëngojnë; mbajnë zi për vendin dhe britma e Jeruzalemit ngjitet deri në qiell.

  17. Jeremia 14:3rreth 605 p.e.s.

    Fisnikët dërgojnë ndër ta të rinjtë e tyre për të kërkuar ujë; këta shkojnë në sternat, por nuk gjejnë ujë dhe kthehen me enët e tyre bosh; janë plot me turp dhe të hutuar, dhe mbulojnë kokën e tyre.

  18. Jeremia 14:4rreth 605 p.e.s.

    Toka është plot me të çara, sepse nuk ka pasur shi në vend; bujqit janë plot me turp dhe mbulojnë kokën e tyre.

  19. Jeremia 14:5rreth 605 p.e.s.

    Edhe suta pjell nëpër fusha, por i braktis të vegjlit e saj, sepse nuk ka bar.

  20. Jeremia 14:6rreth 605 p.e.s.

    Gomerët e egjër ndalen në lartësitë dhe e nuhasin ajrin si çakejtë; sytë e tyre janë të shuar, sepse nuk ka bar".

  21. Jeremia 14:7rreth 605 p.e.s.

    Edhe në se paudhësitë tona dëshmojnë kundër nesh, o Zot, vepro për hir të emrit tënd, sepse rebelimet tona janë të shumta; kemi mëkatuar kundër teje.

  22. Jeremia 14:8rreth 605 p.e.s.

    O shpresë e Izraelit, shpëtimtari i tij në kohë fatkeqësie, pse të jesh në vend si një i huaj, si një udhëtar që ndalet vetëm për të kaluar natën?

  23. Jeremia 14:9rreth 605 p.e.s.

    Pse të jesh si një njeri i tronditur, si një njeri i fortë që nuk mund të shpëtojë? Megjithatë ti je në mes nesh, o Zot, emri yt përmendet mbi ne. Mos na braktis!

  24. Jeremia 14:10rreth 605 p.e.s.

    Kështu i thotë Zoti këtij populli: "Atyre u pëlqen me të vërtetë të enden, nuk përmbajnë hapat e tyre. Prandaj nuk i pëlqejnë Zotit, tani kujton paudhësinë e tyre dhe dënon mëkatet e tyre".

  25. Jeremia 14:11rreth 605 p.e.s.

    Pastaj Zoti më tha: "Mos u lut për këtë popull, për mirëqënien e tij.