Kalo te përmbajtja

circa 800–400 BC

The Hebrew Prophets

God speaks through Isaiah, Jeremiah, and the minor prophets—calling Israel to repentance and foretelling the coming Messiah.

3,706 vargje · 14 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Habakuku 1:8rreth 626 p.e.s.

    Kuajt e tij janë më të shpejtë se leopardët, më të egër se ujqërit e mbrëmjes. Kalorësit e tyre përhapen kudo, kalorësit e tyre vijnë nga larg, fluturojnë si shqiponja që sulet mbi gjahun për ta gllabëruar.

  2. Habakuku 1:9rreth 626 p.e.s.

    Vijnë të gjithë për të bërë dhunë, fytyrat e tyre shtyhen përpara dhe grumbullojnë robër si rëra.

  3. Habakuku 1:10rreth 626 p.e.s.

    Ai tallet me mbretërit dhe princat janë për të objekt talljeje; përqesh çfarëdo fortese, sepse mbledh pak dhe, dhe e pushton.

  4. Habakuku 1:11rreth 626 p.e.s.

    Pastaj përparon shpejt si era, kalon tutje dhe e bën veten fajtor, duke ia atribuar këtë forcë të tij perëndisë së vet".

  5. Habakuku 1:12rreth 626 p.e.s.

    A nuk je që nga fillimet, o Zot, Perëndia im, i shenjti im? Ne nuk do të vdesim, o Zot, sepse ti e ke caktuar për të bërë drejtësi dhe e ke caktuar, o Shkëmb, për të ndëshkuar.

  6. Habakuku 1:13rreth 626 p.e.s.

    Ti i ke sytë tepër të pastër për të parë të keqen dhe nuk e shikon dot paudhësinë. Pse rri dhe shikon ata që veprojnë me hile, dhe hesht kur i ligu gllabëron atë që është më i drejtë se ai?

  7. Habakuku 1:14rreth 626 p.e.s.

    Pse i bën njerëzit si peshqit e detit dhe si rrëshqanorët, që nuk kanë zot?

  8. Habakuku 1:15rreth 626 p.e.s.

    Ai i zë të gjithë me grep, i zë me rrjetën e tij dhe i mbledh me rrjetën e tij të peshkimit; pastaj kënaqet dhe ngazëllon.

  9. Habakuku 1:16rreth 626 p.e.s.

    Prandaj i bën flijime rrjetës së tij dhe djeg temjan për rrjetën e tij, sepse me to pjesa e tij është e madhe dhe ushqimi i tij i bollshëm.

  10. Habakuku 1:17rreth 626 p.e.s.

    A do të vazhdojë ai, pra, të zbrazë rrjetën e tij dhe të masakrojë kombet pa mëshirë?

  11. Habakuku 2:1rreth 626 p.e.s.

    Unë do të rri në vendrojën time, do të zë vend mbi kullë dhe do t'i hap sytë për të parë atë që do të më thotë dhe çfarë do të duhet t'i përgjigjem lidhur me ankesën e bërë.

  12. Habakuku 2:2rreth 626 p.e.s.

    Pastaj Zoti m'u përgjigj dhe tha: "Shkruaje vegimin tënd dhe gdhende mbi rrasa, që të mund të lexohet shpejt.

  13. Habakuku 2:3rreth 626 p.e.s.

    Sepse vegimi është për një kohë të caktuar, por në fund ai do të flasë dhe nuk do të gënjejë; në se vonon, prite, sepse me siguri do të vijë dhe nuk do të vonojë.

  14. Habakuku 2:4rreth 626 p.e.s.

    Ja, shpirti i është krenuar, nuk është i drejtë, por i drejti do të rrojë për shkak të besimit të tij.

  15. Habakuku 2:5rreth 626 p.e.s.

    Përveç kësaj vera e tradhëton njeriun krenar dhe kështu ai nuk rri në shtëpi. Ai, pra, e shton lakminë e tij si Sheoli dhe është si vdekja, sepse kurrë nuk është i kënaqur, por mbledh rreth vetes tërë kombet dhe tërë popujt.

  16. Habakuku 2:6rreth 626 p.e.s.

    Tërë këta a nuk do të fillojnë vallë të përdorin një proverb kundër tij dhe një gjëzë tallëse kundër tij? Ata do të thonë: "Mjerë ai që grumbullon gjëra që nuk janë të tijat (por deri kur?) dhe kush ngarkohet me pengje!".

  17. Habakuku 2:7rreth 626 p.e.s.

    A nuk do të ngrihen vallë papritur kreditorët e tu dhe nuk do të zgjohen torturuesit e tu? Dhe ti do të bëhesh preja e tyre.

  18. Habakuku 2:8rreth 626 p.e.s.

    Duke qenë se ti ke plaçkitur shumë kombe, tërë kusuri i popujve do të të plaçkitë ty për shkak të gjakut njerëzor të derdhur dhe të dhunës që i është bërë vendit, qyteteve dhe tërë banorëve të tij.

  19. Habakuku 2:9rreth 626 p.e.s.

    Mjerë ai që është i pangopur për fitime të mbrapshta për shtëpinë e tij, për të vendosur folenë e tij lart dhe për t'i shpëtuar fuqisë së fatkeqësisë.

  20. Habakuku 2:10rreth 626 p.e.s.

    Ti ke programuar turpin e shtëpisë sate, duke shfarosur shumë popuj, dhe ke mëkatuar kundër vetvetes.

  21. Habakuku 2:11rreth 626 p.e.s.

    Sepse guri do të këlthasë nga muri dhe trari do të përgjigjet nga dyshemeja.

  22. Habakuku 2:12rreth 626 p.e.s.

    Mjerë ai që ndërton një qytet me gjak dhe themelon një qytet me paudhësi!

  23. Habakuku 2:13rreth 626 p.e.s.

    Ja, a nuk vjen vallë nga Zoti i ushtrive që popujt të lodhen për zjarrin dhe kombet të lodhen për asgjë?

  24. Habakuku 2:14rreth 626 p.e.s.

    Sepse dheu do të mbushet me diturinë e lavdisë të Zotit, ashtu si ujërat mbushin detin.

  25. Habakuku 2:15rreth 626 p.e.s.

    Mjerë ai që i jep të pijë të afërmit të tij, duke i dhënë shishen e vet, dhe e deh për të parë lakuriqësinë e tij!