Kalo te përmbajtja

circa 930–586 BC

The Divided Kingdom

The kingdom splits into Israel and Judah; prophets warn of judgment as both nations slowly drift into idolatry and exile.

1,722 vargje · 3 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 2 Mbretërve 13:6rreth 856 p.e.s.

    Megjithatë nuk u larguan nga mëkatet e shtëpisë së Jeroboamit me të cilat e kishin bërë të kryente mëkate Izraelin, por vazhduan në këtë rrugë; bile edhe Asherahu mbeti më këmbë në Samari.

  2. 2 Mbretërve 13:7rreth 856 p.e.s.

    Nga të gjitha trupat e Jehoahazit Zoti la vetëm pesëdhjetë kalorës, dhjetë qerre dhe dhjetë mijë këmbësorë, sepse mbreti i Sirisë i kishte shkatëruar dhe katandisur në pluhur për t'u shkelur.

  3. 2 Mbretërve 13:8rreth 856 p.e.s.

    Pjesa tjetër e bëmave të Jehoahazit, tërë atë që bëri dhe tërë trimëritë e tij a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit.

  4. 2 Mbretërve 13:9rreth 839 p.e.s.

    Kështu Jehoahazin e zuri gjumi me etërit e tij dhe u varros në Samari. Në vend të tij mbretëroi i biri, Joasi.

  5. 2 Mbretërve 13:10rreth 839 p.e.s.

    Në vitin e tridhjetë e shtatë të Joasit, mbretit të Judës, bir i Jehoahazit, filloi të mbretërojë mbi Izraelin në Samari, dhe mbretëroi gjashtëmbëdhjetë vjet.

  6. 2 Mbretërve 13:11rreth 839 p.e.s.

    Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit dhe nuk u largua nga mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, me të cilat e kishte bërë të kryente mëkate Izraelin, por vazhdoi në këtë rrugë.

  7. 2 Mbretërve 13:12rreth 841 p.e.s.

    Pjesa tjetër e bëmave të Joasit, tërë atë që bëri dhe trimëria me të cilën luftoi kundër Amatsiahut, mbretit të Judës, a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?

  8. 2 Mbretërve 13:13rreth 841 p.e.s.

    Kështu Joasin e zuri gjumi me etërit e tij dhe Jeroboami u ul mbi fronin e tij. Pastaj Joasi u varros në Samari me mbretërit e Izraelit.

  9. 2 Mbretërve 13:14rreth 838 p.e.s.

    Eliseu u sëmur nga ajo sëmundje prej së cilës duhet të vdiste; prandaj Joasi, mbret i Izraelit, erdhi ta shohë dhe qau mbi të, duke thënë: "O ati im, o ati im, qerrja e Izraelit dhe kalorësia e tij!".

  10. 2 Mbretërve 13:15rreth 838 p.e.s.

    Atëherë Eliseu i tha: "Merr një hark dhe disa shigjeta", ai mori një hark dhe disa shigjeta.

  11. 2 Mbretërve 13:16rreth 838 p.e.s.

    Eliseu i tha pastaj mbretit të Izraelit: "Rroke harkun"; ai e rroku dhe Eliseu vuri duart e tij mbi duart e mbretit.

  12. 2 Mbretërve 13:17rreth 838 p.e.s.

    Pastaj tha: "Hape dritaren nga lindja!". Ai e hapi. Atëherë Eliseu tha: "Gjuaj!". Ai gjuajti. Pas kësaj Eliseu i tha: "Shigjeta e fitores së Zotit dhe shigjeta e fitores kundër Sirëve, sepse ti do t'i mundësh Sirët në Afek deri sa t'i shfarosësh".

  13. 2 Mbretërve 13:18rreth 838 p.e.s.

    Pastaj tha: "Merri shigjetat!", dhe ai i mori. Eliseu i tha pastaj mbretit të Izraelit: "Rrihe tokën"; ai e rrahu tri herë dhe pastaj u ndal.

  14. 2 Mbretërve 13:19rreth 838 p.e.s.

    Por njeriu i Perëndisë u zemërua me të dhe i tha "Duhet ta kishe rrahur pesë ose gjashtë herë; atëherë do t'i kishe mundur Sirët deri sa t'i zhdukje fare; tani përkundrazi do t'i mundësh Sirët vetëm tri herë".

  15. 2 Mbretërve 13:20rreth 837 p.e.s.

    Pastaj Eliseu vdiq dhe e varrosën. Në fillim të vitit vijues disa banda Moabitësh pushtuan vendin.

  16. 2 Mbretërve 13:21rreth 837 p.e.s.

    Por ndodhi që, ndërsa disa varrosnin një njeri, panë një bandë plaçkitësish; kështu e hodhën njeriun në varrin e Eliseut. Sa arriti ai të prekë kockat e Eliseut, u ringjall dhe u ngrit më këmbë.

  17. 2 Mbretërve 13:22rreth 856 p.e.s.

    Hazaeli, mbret i Sirisë, e shtypi Izraelin gjatë tërë jetës së Jehoahazit;

  18. 2 Mbretërve 13:23rreth 856 p.e.s.

    por Zoti i fali ata, i erdhi keq dhe u kthye me ta për shkak të besëlidhjes që kishte me Abrahamin, me Isakun dhe me Jakobin; dhe këtë radhë nuk deshi t'i shkatërrojë apo t'i largojë nga prania e tij.

  19. 2 Mbretërve 13:24rreth 856 p.e.s.

    Pastaj vdiq Hazaeli, mbret i Sirisë, dhe në vend të tij mbretëroi i biri, Ben-Hadadi.

  20. 2 Mbretërve 13:25rreth 836 p.e.s.

    Atëherë Joasi, bir i Jehoahazit rimori nga duart e Ben-Hadadit, birit të Hazaelit, qytetet që ai kishte marrë me luftë kundër Jehoahazit, atit të tij. Tri herë të mira Joasi e mundi dhe ripushtoi kështu qytetet e Izraelit.

  21. 2 Mbretërve 14:1rreth 839 p.e.s.

    Vitin e dytë të Joasit, birit të Jehoahazit, mbret i Izraelit, filloi të mbretërojë Amatsiahu, bir i Joasit, mbret i Judës.

  22. 2 Mbretërve 14:2rreth 839 p.e.s.

    Kur filloi të mbretërojë ishte njëzet e pesë vjeç, dhe mbretëroi njëzet e nëntë vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Jehoadan, ishte nga Jeruzalemi.

  23. 2 Mbretërve 14:3rreth 839 p.e.s.

    Ai bëri atë që është e drejtë në sytë e Zotit, por jo si Davidi, ati i tij; bëri gjithçka ashtu siç kishte vepruar Joasi, ati i tij.

  24. 2 Mbretërve 14:4rreth 839 p.e.s.

    Megjithatë vendet e larta nuk u hoqën; populli vazhdonte të bënte flijime dhe të digjte temjan në vendet e larta.

  25. 2 Mbretërve 14:5rreth 838 p.e.s.

    Sa filloi të ushtrojë një kontroll të rreptë mbi mbretërinë, ai i vrau shërbëtorët e tij që kishin vrarë të atin, mbretin;