Kalo te përmbajtja

Moses

774 vargje · 7 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin Moses

Filtro sipas librit
  1. Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

  2. Kështu Moisiu u njoftoi bijve të Izraelit festat e Zotit.

  3. Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

  4. Biri i izraelites blasfemoi emrin e Zotit dhe e mallkoi atë; kështu e çuan te Moisiu. (Nëna e tij quhej Shelomith, ishte e bija e Dibrit, nga fisi i Danve).

  5. Dhe Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

  6. Pastaj Moisiu u foli bijve të Izraelit, të cilët e çuan jashtë kampit atë blasfemues dhe e vranë me gurë. Kështu bijtë e Izraelit vepruan ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

  7. Zoti i foli akoma Moisiut në malin Sinai, duke i thënë:

  8. Këto janë statutet, dekretet dhe ligjet që Zoti vendosi midis tij dhe bijve të Izraelit, mbi malin Sinai me anë të Moisiut.

  9. Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

  10. Këto janë urdhërimet që Zoti i dha Moisiut për bijtë e Izraelit në malin Sinai.

  11. Zoti i foli akoma Moisiut në shkretëtirën e Sinait, në çadrën e mbledhjes, ditën e parë të muajit të dytë, gjatë vitit të dytë nga dalja e tyre nga vendi i Egjiptit, dhe i tha:

  12. Moisiu dhe Aaroni morën, pra, këta burra që ishin caktuar me emër,

  13. Ashtu si Zoti pat urdhëruar Moisiun, ai bëri regjistrimin e tyre në shkretëtirën e Sinait.

  14. Këta ishin të regjistruarit nga Moisiu dhe Aaroni, së bashku me dymbëdhjetë burrat, prijës të Izraelit, secili përfaqësues i shtëpisë së atit të tij.

  15. sepse Zoti i kishte folur Moisiut, duke i thënë:

  16. Bijtë e Izraelit iu binden gjithçkaje që Zoti kishte urdhëruar Moisiun, dhe kështu bënë.

  17. Zoti i foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

  18. Por Levitët nuk u regjistruan me bijtë e Izraelit, sepse kështu e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

  19. Bijtë e Izraelit iu bindën të gjitha urdhrave që Zoti i kishte dhënë Moisiut: kështu ata fushuan pranë flamurëve të tyre dhe kështu e nisnin marshimin, secili simbas familjes së tij dhe simbas shtëpisë së etërve të tij.

  20. Këta janë pasardhësit e Aaronit dhe të Moisiut në kohën kur Zoti i foli Moisiut në malin Sinai.

  21. Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

  22. Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

  23. Pastaj Zoti i foli Moisiut në shkretëtirën e Sinait, duke i thënë:

  24. Kështu Moisiu bëri regjistrimin simbas urdhërit të Zotit ashtu siç ishte urdhëruar.

  25. Përpara tabernakullit, në krahun e tij lindor, përballë çadrës së mbledhjes, nga ana lindjes së diellit, duhet të zinin vend Moisiu, Aaroni dhe bijtë e tij; ata kujdeseshin për shenjtëroren duke plotësuar detyrat e bijve të Izraelit; por çdo i huaj tjetër që do të afrohej, do të dënohej me vdekje.