Kalo te përmbajtja

God

11,427 vargje · 2 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin God

Filtro sipas librit
  1. Por ne do ta bekojmë Zotin, tani dhe përjetë. Aleluja.

  2. Unë e dua Zotin, sepse ai dëgjoi zërin tim dhe lutjet e mia.

  3. Duke qenë se e ka kthyer ndaj meje veshin e tij, unë do ta kërkoj në gjithë ditët e jetës sime.

  4. Atëherë i kërkova ndihmë Zotit: "O Zot, të lutem, më shpëto".

  5. Zoti është i dhemshur dhe i drejtë, Perëndia ynë është i mëshirshëm.

  6. Zoti mbron njerëzit e thjeshtë; unë isha katandisur në një gjendje të mjeruar, dhe ai më shpëtoi.

  7. Kthehu, o shpirti im, në prehjen tënde, sepse Zoti të mbushi me të mira.

  8. Po, sepse ti ke çliruar jetën time nga vdekja, sytë e mi dhe lotët dhe këmbët e mia nga rrëzimi.

  9. Unë do të eci në prani të Zotit në tokën e të gjallëve.

  10. Ç'do t'i jap Zotit në këmbim të të gjitha të mirave që më ka bërë?

  11. Unë do të ngre kupën e shpëtimit dhe do të thërres emrin e Zotit.

  12. Do të plotësoj zotimet e mia ndaj Zotit në prani të të gjithë popullit të tij.

  13. Éshtë e çmueshme në sytë e Zotit vdekja e të shenjtëve të tij.

  14. Unë jam me të vërtetë shërbëtori yt, o Zot, jam shërbëtori yt, bir i shërbëtores sate; ti i këpute lidhjet e mia.

  15. Unë do të të ofroj një flijim falenderimi dhe do të përmend emrin e Zotit.

  16. Do t'i plotësoj zotimet e mia Zotit në prani të të gjithë popullit të tij,

  17. në oborret e shtëpisë së Zotit, në mesin tënd, o Jeruzalem. Aleluja.

  18. Lëvdoni Zotin, ju gjithë kombet! Kremtojini, ju gjithë popujt!

  19. Sepse e madhe është dhemshuria e tij ndaj nesh, dhe besnikëria e Zotit vazhdon përjetë. Aleluja.

  20. Kremtojeni Zotin sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

  21. Po, Izraeli le të thotë tani: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".

  22. Po, tani shtëpia e Aaronit le të thotë: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".

  23. Po, le të thonë tani ata që kanë frikë nga Zoti: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".

  24. Në ankth kërkova Zotin, dhe Zoti m'u përgjigj dhe më çoi larg.

  25. Zoti është për mua; unë nuk do të kem fare frikë; çfarë mund të më bëjë njeriu?