God
Vargje që përmendin God
sepse përndjekin atë që ti ke goditur dhe flasin me kënaqësi për dhembjen e atyre që ti ke plagosur.
Shto këtë faj fajit të tyre dhe mos arrifshin kurrë të kenë pjesë në drejtësinë tënde.
Tani jam i hidhëruar dhe i dëshpëruar; shpëtimi yt, o Perëndi, më lartoftë.
Unë do ta kremtoj emrin e Perëndisë me një këngë, dhe do ta madhështoj me lavde.
Dhe kjo do t'i pëlqejë Zotit më tepër se një ka o një dem me brirë dhe thonj.
Njerëzit e përulur do të shohin dhe do të gëzohen; dhe për ju që kërkoni Perëndinë, u përtëriftë zemra juaj.
Sepse Zoti kënaq nevojtarët dhe nuk përçmon robërit e tij.
E mburrshin qiejtë dhe toka, detet dhe gjithçka lëviz në to.
Sepse Perëndia do të shpëtojë Sionin dhe do të rindërtojë qytetet e Judës; atëherë ata do të banojnë në to dhe do t'i zotërojnë.
Dhe pasardhësit e shërbëtorëve të tij do të kenë trashëgiminë dhe ata që e duan emrin e tij do të banojnë aty.
O Perëndi, nxito të më çlirosh. O Zot, nxito të më ndihmosh.
U gëzofshin dhe ngazëllofshin te ti të gjithë ata që të kërkojnë, dhe ata që duan shpëtimin tënd thënçin vazhdimisht: "U përlëvdoftë Perëndia!".
Por unë jam i varfër dhe nevojtar; o Perëndi, nxito të më vish në ndihmë; ti je ndihma ime dhe çlirimtari im; o Zot, mos vono.
Unë po gjej strehë te ti, o Zot, bëj që të mos hutohem kurrë.
Në emër të drejtësisë sate, më çliro dhe më shpëto; zgjate veshin tënd ndaj meje dhe më shpëto.
Ti je për mua një kështjellë shpëtimi, ku unë mund të shkoj gjithnjë; ti ke urdhëruar shpëtimin tim, sepse je shkëmbi dhe kështjella ime.
Perëndia im, më çliro nga dora e të pabesit, nga dora e të çoroditurit dhe të atij që përdor dhunën.
Sepse ti je shpresa ime, o Zot, o Zot, besimi im që kurse isha fëmijë.
Ti ke qenë përkrahja ime qysh në bark të nënes sime; ti më nxore nga barku i nënës sime; ty do të drejtohet gjithnjë lëvdimi im.
Jam bërë për shumë njerëz si një mrekulli, por ti je streha e fortë.
Goja ime është plot me lëvdimet e tua dhe shpall lavdinë tënde tërë ditën.
duke thënë: "Perëndia e ka braktisur; ndiqeni dhe kapeni, sepse nuk ka njeri që ta çlirojë".
O Perëndi, mos u largo nga unë; Perëndia im, nxito të më ndihmosh.
Por unë do të kem shpresa gjithnjë dhe do të të lëvdoj gjithnjë e më tepër.
Goja ime do të tregojë tërë ditën drejtësinë tënde dhe çlirimet e tua, sepse nuk njoh numrin e tyre.