Skip to content
Mateu 26:1-16

Mateu 26:1-16

1
Dhe ndodhi që, mbasi Jezusi i mbaroi të gjitha këto fjalime, u tha dishepujve të vet:
2
''Ju e dini se pas dy ditësh janë Pashkët dhe Biri i njeriut do të dorëzohet për t'u kryqëzuar''.
3
Atëherë krerët e priftërinjve, skribët dhe pleqtë e popullit u mblodhën në pallatin e kryepriftit që quhej Kajafa.
4
Edhe bënin këshillë për ta zënë Jezusin me dredhi dhe ta vrasin;
5
por thonin: ''Jo gjatë festës, që të mos bëhet ndonjë trazirë në popull''.
6
Tani, kur Jezusi ishte në Betani, në shtëpinë e lebrozit Simon,
7
iu afrua një grua me një alabastër me vaj të parfumuar shumë të kushtueshëm, dhe ia derdhi mbi kokën e tij, kur ai po rrinte në tryezë.
8
Kur e panë këtë gjë, dishepujt e tij u zemëruan dhe thanë: ''Përse gjithë ky shpenzim i kotë?
9
Ky vaj, në fakt, mund të shitej shumë shtrenjtë dhe paratë t'u jepeshin të varfërve''.
10
Por Jezusi e mori vesh dhe u tha atyre: ''Pse e shqetësoni këtë grua? Ajo kreu në fakt një vepër të mirë ndaj meje.
11
Sepse të varfërit do t'i keni përherë me ju, por mua nuk do të më keni përherë.
12
Sepse, duke derdhur këtë vaj të parfumuar mbi trupin tim, ajo e bëri për ta përgatitur trupin tim për varrim.
13
Në të vërtetë unë po ju them se kudo që do të predikohet ky ungjill, në gjithë botën, do të tregohet edhe çfarë bëri kjo grua, në përkujtim të saj''.
14
Atëherë një nga të dymbëdhjetët, me emër Judë Iskarioti, shkoi te krerët e priftërinjëve,
15
dhe u tha atyre: ''Sa do të më jepni që unë t'jua dorëzoj?''. Dhe ata i numëruan tridhjetë sikla argjendi.
16
Dhe qysh atëherë ai kërkonte rastin e përshtatshëm për ta tradhtuar.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Reading Width 90 chars

Options