Jobi 6:14-27
14
Për atë që është i pikëlluar, miku duhet të tregojë dhembshuri, edhe në qoftë se ai braktis frikën e të Plotfuqishmit.
15
Por vëllezërit e mi më kanë zhgënjyer si një përrua, si ujërat e përrenjve që zhduken.
16
Ato turbullohen për shkak të akullit dhe në to fshihet bora,
17
por gjatë stinës së nxehtë ato zhduken; me vapën e verës ato nuk duken më në vendin e tyre.
18
Ato gjarpërojnë në shtigjet e shtretërve të tyre; futen në shketëtirë dhe mbarojnë.
19
Karvanet e Temas i kërkojnë me kujdes, udhëtarët e Shebës kanë shpresa tek ata,
20
por ata mbeten të zhgënjyer megjithë shpresat e tyre; kur arrijnë aty mbeten të hutuar.
21
Tani për mua ju jeni e njëjta gjë, shikoni tronditjen time të thellë dhe keni frikë.
22
A ju kam thënë vallë: "Më jepni diçka" o "më bëni një dhuratë nga pasuria juaj",
23
ose "liromëni nga duart e armikut", ose "më shpengoni nga duart e personave që përdorin dhunën"?
24
Më udhëzoni, dhe do të hesht; më bëni të kuptoj ku kam gabuar.
25
Sa të frytshme janë fjalët e drejta! Por çfarë provojnë argumentet tuaja?
26
Mos keni ndërmend vallë të qortoni ashpër fjalët e mia dhe fjalimet e një të dëshpëruari, që janë si era?
27
Ju do të hidhnit në short edhe një jetim dhe do të hapnit një gropë për mikun tuaj.
Settings