Skip to content
Jobi 6:8-13

Jobi 6:8-13

8
Ah sikur të mund të kisha atë që kërkoj, dhe Perëndia të më jepte atë që shpresoj!
9
Dashtë Perëndia të më shtypë, të shtrijë dorën e tij dhe të më shkatërrojë!
10
Kam megjithatë këtë ngushëllim dhe ngazëllehem në dhembjet që nuk po më kursehen, sepse nuk i kam fshehur fjalët e të Shenjtit.
11
Cila është forca ime që ende të mund të shpresoj, dhe cili është fundi im që të mund ta zgjas jetën time?
12
Forca ime a është vallë ajo e gurëve, ose mishi im është prej bronzi?
13
A s'jam fare pa ndihmë në veten time, dhe a nuk është larguar nga unë dituria?
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options