Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Wine: Of the wrath and judgments of God

9 vargje · 83 aspekte

Vargje për Of the wrath and judgments of God

  1. Ti e ke ngarkuar popullin tënd me gjëra të rënda; na ke dhënë të pimë verë që të trullos.

  2. Sepse Zoti ka në dorë një kupë vere që shkumon dhe plot me erëza, që ai e zbraz. Me siguri tërë të pabesët e dheut do ta kullojnë dhe do të pinë deri llumin.

  3. "Prandaj ti do t'u thuash atyre këtë fjalë: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Çdo poç do të mbushet me verë". Në rast se më vonë do të të thonë: "A nuk e dimë vallë që çdo poç mbushet me verë?",

  4. ti do t'u përgjigjesh atyre: "Kështu thotë Zoti: Ja, unë do t'i deh tërë banorët e këtij vendi: mbretërit që ulen në fronin e Davidit, priftërinjtë, profetët dhe tërë banorët e Jeruzalemit.

  5. Do t'i copëtoj njërin kundër tjetrit, etërit dhe bijtë së bashku"", thotë Zoti. "Nuk do të kem mëshirë, nuk do t'i fal, nuk do të kem asnjë dhembshuri që të më pengojë t'i shkatërroj".

  6. Sepse kështu më ka thënë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Merr nga dora ime këtë kupë vere të zemërimit tim dhe bëj që të pinë tërë kombet te të cilët do të të dërgoj.

  7. Ata do të pinë, do t'u merren këmbët dhe do të çmenden për shkak të shpatës që do të dërgoj në mes të tyre.

  8. Atëherë mora kupën nga dora e Zotit dhe bëra që ta pinë tërë kombet pranë të cilëve më kishte dërguar Zoti:

  9. Jeruzalemi dhe qytetet e Judës, mbretërit dhe princat e tij, për t'i katandisur në një shkatërrim, në një objekt habie, talljeje dhe mallkimi, siç po ndodh sot;