Vargje biblike për The Punishment of the Wicked: Put in slippery places
Vargje për Put in slippery places
Sepse i kisha zili mburravecët, duke parë mirëqënien e njerëzve të këqij.
Sepse nuk ka dhembje në vdekjen e tyre, dhe trupi i tyre është i majmë.
Ata nuk po heqin si vdekatarët e tjerë, as pësojnë goditje si njerëzit e tjerë.
Prandaj kryelartësia i rrethon si një gjerdan dhe dhuna i mbështjell si një rrobe.
Sytë u dalin jashtë nga dhjami dhe përfytyrimet e çoroditura të zemrës së tyre vërshojnë.
Ata tallen dhe kurdisin me pabesi shtypjen, flasin me arrogancë.
E drejtojnë gojën e tyre kundër qiellit dhe gjuha e tyre përshkon tokën.
Prandaj njerëzit e tyre kthehen nga ajo anë dhe pijnë me të madhe ujërat e tyre,
dhe thonë: "Si është e mundur që Perëndia të dijë çdo gjë dhe të ketë njohuri te Shumë i Larti?".
Ja, këta janë të pabesë; megjithatë janë gjithnjë të qetë dhe i shtojnë pasuritë e tyre.
Më kot, pra, pastrova zemrën time dhe i lava duart në pafajësinë time.
Sepse jam goditur tërë ditën dhe jam ndëshkuar çdo mëngjes.
Sikur të kisha thënë: "Do të flas edhe unë kështu", ja, do të kisha mohuar brezin e bijve të tu.
Atëherë kërkova ta kuptoj këtë gjë, por ajo m'u duk shumë e vështirë.
Deri sa hyra në shenjtoren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre.
Me siguri, ti i vë në vënde të rrëshqitshme dhe kështu i bën që të bien në shkatërrim.
Si u shkatërruan në një çast! Ata vdiqën të konsumuar nga tmerri!