Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për The Altar of Burnt Offering

150 vargje · 30 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Ai që e paraqiti ofertën e tij ditën e parë ishte Nahshoni, bir i Aminadabit, nga fisi i Judës;

  2. ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor,

  3. një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

  4. një dem të vogël, një dash, një qengj motak si olokaust,

  5. një dhi si flijim për mëkatin

  6. dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Nahshonit, djalit të Aminadabit.

  7. Ditën e dytë erdhi oferta e Nethaneelit, birit të Tsuarit, princit të Isakarit.

  8. Ai paraqiti si ofertë të tij një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor,

  9. një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

  10. një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

  11. një kec si flijim për mëkatin

  12. dhe, si flijim falënderimi dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. kjo ishte oferta e Nethaneelit, birit të Tsuarit.

  13. Ditën e tretë ishte radha e Eliabit, birit të Helonit, prijësit të bijve të Zabulonit.

  14. Oferta e tij qe një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen i vogël shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit;

  15. një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

  16. një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

  17. një kec si flijim për mëkatin

  18. dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Eliabit, birit të Helonit.

  19. Ditën e katërt ishte radha e Elitsurit, birit të Rubenit.

  20. Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

  21. një kupë ari prej dhjetë siklash të mbushur me temjan,

  22. një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

  23. dhe një kec si flijim për mëkatin

  24. dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e paraqitur nga Elitsuri, bir i Shedeurit.

  25. Ditën e pestë qe radha e Shelumielit, birit të Tsurishadait, prijësit të bijve të Simeonit.