Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për The Altar of Burnt Offering

150 vargje · 30 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor,

  2. një kupë ari prej dhjetë siklash të mbushur me temjan,

  3. një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

  4. një kec si flijim për mëkatin

  5. dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo ishte oferta e bërë nga Shelumieli, bir i Curishadait.

  6. Ditën e gjashtë ishte radha e Eliasafit, bir i Deuelit, prijësit të bijve të Gadit.

  7. Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; si pjata ashtu dhe legeni ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

  8. një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

  9. një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

  10. një kec si flijim për mëkatin

  11. dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e bërë nga Eliasafi, bir i Deuelit.

  12. Ditën e shtatë qe radha e Elishamit, birit të Amihudit, prijësit të bijve të Efraimit.

  13. Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

  14. një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

  15. një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

  16. një kec si flijim për mëkatin,

  17. dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e bërë nga Elishama, bir i Amihudit.

  18. Ditën e tetë ishte radha e Gamalielit, birit të Pedahtsurit, prijësit të bijve të Manasit.

  19. Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

  20. një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

  21. një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

  22. një kec si flijim për mëkatin

  23. dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e bërë nga Gamalieli, bir i Pedahtsurit.

  24. Ditën e nëntë i erdhi radha Abidanit, birit të Gideonit, prijësit të Beniaminit.

  25. Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklave të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,