Vargje biblike për Solomon: Builds his house of the forest of Lebanon
Vargje për Builds his house of the forest of Lebanon
Ai ndërtoi shtëpinë e "Pyllit të Libanit", e gjatë njëqind kubitë, e gjerë pesëdhjetë e lartë tridhjetë; ajo mbështetej mbi katër radhë shtyllash kedri, mbi të cilat mbështeteshin trarët e kedrit.
Një tavan prej kedri mbulonte dhomat që mbështeteshin mbi shtyllat, dhe që ishin gjithashtu dyzet e pesë, pesëmbëdhjetë për çdo radhë.
Kishte tri radhë dritaresh, të kundërvëna njëra me tjetrën në tri plane të ndryshme.
Të gjitha portat me shtalkat e tyre dhe arkitrarët e tyre ishin katërkëndëshe dhe dritaret i kundërviheshin njëra tjetrës në tre plane të ndryshme.
Ai ndërtoi edhe portikun e shtyllave, i gjatë pesëdhjetë kubitë dhe i gjerë tridhjetë; në pjesën e përparme kishte një hajat, me shtylla dhe që ishte i mbuluar me çati.
Pastaj ndërtoi portikun e fronit ku admnistronte drejtësia, i quajtur "Portiku i gjykimit"; dhe e mbuloi me kedër nga dyshemeja në tavan.