Skip to content

Vargje biblike për Sheep

144 vargje · 63 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. ashtu siç më njeh Ati mua dhe unë e njoh Atin dhe lë jetën time për delet.

  2. Unë kam edhe dele të tjera që nuk janë të kësaj vathe; duhet t'i mbledh edhe ato, dhe ato do ta dëgjojnë zërin tim, dhe do të jetë një tufë e vetme dhe një Bari i vetëm.

  3. Prandaj Ati më do, sepse unë e lë jetën time që ta marr përsëri.

  4. Askush nuk mund të ma heqë, por e lë nga vetja; unë kam pushtet ta lë e pushtet ta marr përsëri; ky është urdhri që kam marrë nga Ati im''.

  5. Atëherë lindi përsëri një përçarje midis Judenjve për shkak të këtyre fjalëve.

  6. Dhe shumë nga ata thoshnin: ''Ai ka një demon dhe nuk është në vete; përse e dëgjoni?''.

  7. Të tjerë thoshnin: ''Këto nuk janë fjalë të një të demonizuari; a mundet një demon t'ua hap sytë të verbërve?''.

  8. U kremtua festa e Kushtimit në Jeruzalem, dhe ishte dimër.

  9. Dhe Jezusi po ecte në tempull, nën portikun e Salomonit.

  10. E rrethuan, pra, Judenjtë dhe i thanë: ''Deri kur do të na mbash pezull? Nëse je Krishti, na e thuaj haptas''.

  11. Jezusi u përgjigj atyre: ''Unë jua kam thënë, por ju nuk besoni; veprat që bëj në emër të Atit tim, janë ato që dëshmojnë për mua.

  12. Por ju nuk besoni, sepse nuk jeni nga delet e mia, siç jua kam thënë.

  13. Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, unë i njoh dhe ato më ndjekin;

  14. Përsëri e pyeti për të dytën herë: ''Simon nga Jona, a më do ti mua?''. Iu përgjigj: ''Po, Zot, ti e di se unë të dua''. Jezusi i tha: ''Ki kujdes për delet e mia''.

  15. E pyeti për të tretën herë: ''Simon nga Jona, a më do ti mua?''. Pjetri u trishtua pse e pyeti për të tretën herë: ''A më do ti mua?'', dhe iu përgjigj: ''Zot, ti di çdo gjë, ti di se unë të dua''. Jezusi i tha: ''Kulloti delet e mia.

  16. Kush, vallë, shkon në luftë me shpenzimet e veta? Kush mbjell vresht dhe nuk ha nga fryti i tij? Kush kullot një tufë dhe nuk ha nga qumështi i tufës?

  17. E pra, të gjithë këta, ndonëse morën dëshmim të mirë me anë të besimit, nuk morën atë që u ishte premtuar,

  18. Dhe ju lutem, o vëllezër, ta mbani këtë fjalë këshillimi, sepse ju shkrova shkurt.

  19. Dhe kur të shfaqet kryebariu, do të merrni kurorën e lavdisë që nuk fishket.