Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Sanitation

289 vargje · 10 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Ndër të gjitha kafshët që rrojnë në ujë, mund të hani të gjitha ato që kanë pendë dhe luspa;

  2. por nuk do të hani asnjë nga ato që nuk kanë pendë dhe luspa; janë të papastra për ju.

  3. Mund të hani çdo zog të pastër;

  4. por nuk do të hani këto: shqiponjën, shqiponjën e detit dhe fajkuan e detit,

  5. qiftin, fajkuan dhe çdo lloj zhgabe,

  6. çdo lloj korbi,

  7. strucin, kukuvajkën mjekroshe, pulëbardhën dhe çdo lloj krahathatë,

  8. bufin, ibisin, mjellmën,

  9. pelikanin, martin peshkatarin, kormoranin,

  10. lejlekun, çdo lloj gate, pupëzën dhe lakuriqin e natës.

  11. Çdo insekt që fluturon është i papastër për ju; nuk do ta hani.

  12. Por mund të hani çdo zog që është i pastër.

  13. Nuk do të hani asnjë kafshë që ka ngordhur në mënyrë të natyrshme; mund t'ua jepni të huajve që janë brenda portave tuaja që t'i hanë ose mund t'ua shisni një të huaji, sepse ti je një popull që i je shenjtëruar Zotit, Perëndisë tënd. Nuk do ta gatuash kecin bashkë në qumështin e nënes së tij.

  14. dhe do t'i përdorësh këto para për të blerë të gjitha ato që dëshiron zemra jote: lopë, dele, verë, pije dehëse, ose çfarëdo gjë që dëshiron zemra jote; dhe aty do të hash përpara Zotit, Perëndisë tënd, dhe do të gëzohesh ti bashkë me familjen tënde.

  15. do ta hash brenda portave të tua; të papastrin dhe të pastrin mund ta hanë njëlloj sikur të ishte një gazelë apo një dre.

  16. Por nuk do të hash gjakun e tyre; do ta derdhësh në tokë si uji".

  17. Në rast se dikush ka kryer një krim që meriton vdekjen dhe ka pësuar vdekjen, dhe ti e ke varur në një dru,

  18. kufoma e tij nuk do të rrijë tërë natën mbi pemën, por do ta varrosësh po atë ditë; sepse ai që rri varur është i mallkuar nga Perëndia, dhe ti nuk do ta ndotësh tokën që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi".

  19. Në rast se dikush në mes teje është i papastër nga një ngjarje e natës, ka për të dalë nga kampi dhe nuk do të kthehet më;

  20. në mbrëmje do të lahet me ujë dhe pas perëndimit të diellit do të mund të kthehet në kamp.

  21. Do të kesh edhe një vend jashtë kampit, dhe do të shkosh atje për nevojat e tua;

  22. dhe midis veglave të tua do të kesh edhe një kunj dhe kur të shkosh për t'u mbledhur kruspull përjashta, me të do të gërmosh një gropë dhe pastaj do të mbulosh jashtëqitjet e tua.

  23. Në raste lebre trego kujdes të madh dhe bëj gjithçka t'ju mësojnë priftërinjtë levitë; do të keni kujdes të veproni ashtu siç i kam urdhëruar.

  24. "Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me gruan e atit të tij,; sepse ka ngritur cepin e mbulesës së atit të tij!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".

  25. "Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me çfarëdo kafshë!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".