Skip to content

Vargje biblike për Prisons

63 vargje · 44 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Ky, si mori një urdhër të tillë, i futi në pjesën më të brendshme të burgut dhe ua shtrëngoi këmbët në dru.

  2. Rojtari i burgut, kur u zgjua dhe pa dyert e burgut të hapura, nxori shpatën dhe donte të vriste veten, duke menduar se të burgosurit kishin ikur.

  3. Dhe ai i mori që në atë orë të natës dhe ua lau plagët. Dhe ai dhe të gjithë të tijtë u pagëzuan menjëherë.

  4. Mbasi i çoi në shtëpinë e vet, ua shtroi tryezën dhe u gëzua me gjithë familjen e tij që kishte besuar në Perëndinë.

  5. Kur u gdhi, pretorët dërguan liktorët t'i thonë rojtarit të burgut: ''Lëri të lirë ata njerëz''.

  6. Dhe rojtari i burgut i tregoi Palit këto fjalë: ''Pretorët kanë dërguar fjalë që të liroheni; dilni, pra, dhe shkoni në paqe''.

  7. Dhe i dha urdhër centurionit që Palin ta ruanin, por të kishte njëfarë lirie, pa penguar asnjë nga të vetët t'i kryejnin shërbime ose të vijnin ta takojnin.

  8. Kur arritëm në Romë, centurioni ia dorëzoi robërit komandantit të kampit; por Palit iu dha leja të rrijë më vete me një ushtar si roje.

  9. Dhe Pali ndenji plot dy vjet në shtëpinë që kishte marrë me qira dhe priste të gjithë ata që vinin tek ai,

  10. madje, kur erdhi në Romë, më kërkoi me shumë zell dhe më gjeti.

  11. Zoti i dhëntë të gjejë mëshirë nga ana e Zotit në atë ditë. Ti e di më mirë se askush sa shërbime më bëri në Efes.

  12. Ti, pra, biri im, forcohu në hirin që është në Krishtin Jezus;

  13. Dhe kur të kryhen të një mijë vjetët, Satani do të zgjidhet nga burgu i tij,