Skip to content

Vargje biblike për Meditation

42 vargje · 2 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Isaku kishte dalë aty nga mbrëmja në fushë për t'u menduar; dhe ai ngriti sytë dhe pa disa deve që po vinin.

  2. Ky libër i ligjit mos u ndaftë kurrë nga goja jote, por mendohu për të ditë e natë, duke kërkuar të veprosh simbas të gjitha atyre që janë shkruar, sepse atëherë do të kesh sukses në veprimet e tua, atëherë do të përparosh.

  3. por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij.

  4. Zemërohuni dhe mos mëkatoni; në shtratin tuaj mendohuni shumë në zemër tuaj dhe qëndroni në heshtje. (Sela)

  5. U miratofshin para teje fjalët e gojës sime dhe përsiatjet e zemrës sime, o Zot, kështjella ime dhe shpëtimtari im.

  6. Zemra më digjte përbrenda; ndërsa mendohesha, një zjarr u ndez; atëherë fola me gjuhën time:

  7. Nga goja ime do të dalin fjalë diturie dhe kredhja në mendime e zemrës sime do të sjellë mirëkuptim.

  8. Shpirti im do të ngopet si të kishte ngrënë palcë dhe dhjamë, dhe goja ime do të të lëvdojë me buzë të gëzuara.

  9. Të kujtoj në shtratin tim, të mendoj kur rri zgjuar natën.

  10. Ja, këta janë të pabesë; megjithatë janë gjithnjë të qetë dhe i shtojnë pasuritë e tyre.

  11. Më kot, pra, pastrova zemrën time dhe i lava duart në pafajësinë time.

  12. Sepse jam goditur tërë ditën dhe jam ndëshkuar çdo mëngjes.

  13. Sikur të kisha thënë: "Do të flas edhe unë kështu", ja, do të kisha mohuar brezin e bijve të tu.

  14. Atëherë kërkova ta kuptoj këtë gjë, por ajo m'u duk shumë e vështirë.

  15. Deri sa hyra në shenjtoren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre.

  16. Me siguri, ti i vë në vënde të rrëshqitshme dhe kështu i bën që të bien në shkatërrim.

  17. Si u shkatërruan në një çast! Ata vdiqën të konsumuar nga tmerri!

  18. Ashtu si në një ëndërr, kur zgjohesh, kështu edhe ti, o Zot, kur të zgjohesh, do të përbuzësh pamjen e tyre të kotë.

  19. Kur zemra ime acarohej dhe e ndjeja veten sikur më shponin nga brenda,

  20. unë isha pa mend dhe pa kuptim; para teje isha si një kafshë.

  21. Unë kam thënë: "Shkaku i hidhërimit tim është se dora e djathtë e Shumë të Lartit ka ndryshuar".

  22. Do t'i kujtoj veprat e Zotit; po, do të kujtoj mrekullitë e tua të kohëve të kaluara,

  23. do të mendohem thellë për gjithë veprat e tua dhe do të kem parasysh bëmat e tua.

  24. Le të jetë mendimi im i pëlqyer prej tij; unë do të ngazëllohem tek Zoti.

  25. E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje.