Skip to content

Vargje biblike për Liberality: General references

135 vargje · 55 aspekte

Vargje për General references

Filtro sipas librit
  1. Mos ngurro të më japësh detyrimin nga korrja jote dhe nga ajo që rrjedh nga mokrrat e tua. Do të më japësh të parëlindurin e bijve të tu.

  2. Do të veprosh njëlloj me lopën dhe me delen tënde: pjella e tyre e parë do të rrijë shtatë ditë pranë nënës; ditën e tetë do të ma japësh mua.

  3. Zoti i foli Moisiut duke thënë:

  4. "U thuaj bijve të Izraelit që të më bëjnë një ofertë; do ta pranoni ofertën nga çdo njeri që e bën i shtyrë nga zemra e tij.

  5. Dhe kjo është oferta që do të pranoni prej tyre: ar, argjend dhe bronz;

  6. stofa me ngjyrë vjollce, të purpurt, të kuqe flakë; li të hollë dhe lesh dhie;

  7. lëkura dashi të ngjyrosura në të kuq, lëkurë baldose dhe dru akacie;

  8. vaj për dritën e shandanit, aroma për vajin e vajosjes dhe për temianin erëmirë;

  9. gurë oniksi dhe gurë për të ngallmuar në petkun e priftërinjve dhe në gjoksore.

  10. Le të më bëjnë një shenjtërore, që unë të banoj në mes tyre.

  11. Pastaj Moisiu i foli tërë asamblesë së bijve të Izraelit dhe tha: "Kjo është ajo që Zoti ka urdhëruar, duke thënë:

  12. "Merrni ndërmjet jush një ofertë për Zotin; kushdo që ka zemër bujare do t'i çojë një ofertë Zotit: ar, argjend dhe bronz,

  13. stofa ngjyrë vjollce, të purpurta ose flakë të kuqe, li të hollë dhe lesh dhie,

  14. lëkura dashi të ngjyera në të kuq, lëkura baldose dhe dru të akacies,

  15. vaj për ndriçim të shandanit dhe aroma për vajin e vajosjes dhe për temjanin aromatik,

  16. gurë oniksi dhe gurë për t'u ngallmuar mbi efodin dhe pektoralin.

  17. Kushdo ndërmjet jush që është i aftë, le të vijë dhe të bëjë tërë ato gjëra që Zoti ka urdhëruar:

  18. tabernakullin, çadrën e tij dhe mbulesën, kapëset, dërrasat, traversat, shtyllat dhe bazat e tij,

  19. arkën, shtizat e saj, pajtuesin dhe velin e mbulesës së arkës,

  20. tryezën dhe shtizat e saj, tërë veglat e saj dhe bukën e paraqitjes;

  21. shandanin për dritë dhe veglat e tij, llambat e tij dhe vajin për ndriçim të shandanit;

  22. altarin e temjanit dhe shtizat e tij, vajin e vajosjes, temjanin aromatik dhe perden e hyrjes në tabernakull,

  23. altarin e olokausteve me grilën e tij prej bronzi, shtizat dhe tërë veglat e tij, legenin dhe bazën e tij,

  24. perdet e oborrit, shtyllat e tij dhe bazat e tyre, dhe perdja e hyrjes në oborr;

  25. kunjat e tabernakullit, kunjat e oborrit dhe litarët e tyre;