Kalo te përmbajtja

circa 800–400 BC

The Hebrew Prophets

God speaks through Isaiah, Jeremiah, and the minor prophets—calling Israel to repentance and foretelling the coming Messiah.

3,706 vargje · 14 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Si mund të pushojë kur Zoti i ka dhënë urdhra kundër Ashkelonit dhe kundër bregut të detit?; ai e ka thirrur atje".

  2. Jeremia 48:1rreth 584 p.e.s.

    Kundër Moabit. Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Mjerë Nebi, sepse u shkatërrua; Kiriathaimi është mbuluar nga turpi, është pushtuar; kështjella është mbuluar nga turpi dhe është e tronditur.

  3. Jeremia 48:2rreth 584 p.e.s.

    Lavdia e Moabit nuk është më; në Heshbon kurdisin të keqen kundër tij, duke thënë: "Ejani dhe ta shkatërrojmë, në mënyrë që të mos jetë më një komb". Edhe ti, o Madmen, do të shkatërrohesh, shpata do të të ndjekë.

  4. Jeremia 48:3rreth 584 p.e.s.

    Një zë që kërkon ndihmë do të dalë nga Horonaimi: shkatërrim dhe rrënim i thellë!

  5. Jeremia 48:4rreth 584 p.e.s.

    Maobi është copëtuar, të vegjlit e tij bëjnë që të dëgjohet zëri i tyre.

  6. Jeremia 48:5rreth 584 p.e.s.

    Mbi të përpjetën e Luhithit po ngjiten duke qarë në hidhërim, ndërsa në tatëpjetën e Horonaimit dëgjohet zëri plot ankth i disfatës.

  7. Jeremia 48:6rreth 584 p.e.s.

    Ikni, shpëtoni jetën tuaj dhe bëhuni si një marinë në shkretëtirë!

  8. Jeremia 48:7rreth 584 p.e.s.

    Duke qënë se ke pasë besim në veprat e tua dhe në thesaret e tua, edhe ti do të kapesh; dhe Kemoshi do të shkojë në robëri bashkë me priftërinjtë dhe princat e tij.

  9. Jeremia 48:8rreth 584 p.e.s.

    Shkatërruesi do të vijë kundër të gjitha qyteteve, dhe asnjë qytet nuk do të shpëtojë; lugina do të zhduket dhe fusha do të shkatërrohet, ashtu si ka thënë Zoti.

  10. Jeremia 48:9rreth 584 p.e.s.

    I jepni krahë Moabit, që të mund të fluturojë tutje; qytetet e tij do të bëhen të shkreta dhe askush nuk do të banojë në to.

  11. Jeremia 48:10rreth 584 p.e.s.

    I mallkuar qoftë ai që kryen veprën e Zotit shkel e shko, i mallkuar qoftë ai që e pengon shpatën e tij të derdhë gjak!

  12. Jeremia 48:11rreth 584 p.e.s.

    Moabi ka qënë i qetë qysh në moshë të re, duke pushuar mbi llumin e tij, dhe nuk ka kaluar nga një enë në enën tjetër dhe as që ka shkuar në robëri; prandaj i ka mbetur shija e tij dhe parfumi i tij nuk ka pësuar ndryshime.

  13. Jeremia 48:12rreth 584 p.e.s.

    Prandaj ja, do vijnë ditët", thotë Zoti, "në të cilat do t'i dërgoj disa njerëz që do t'i toçitin enët; do t'i zbrazin enët e tij dhe do t'i thyejnë anforat e tij.

  14. Jeremia 48:13rreth 584 p.e.s.

    Atëherë Moabit do t'i vijë turp nga Kemoshi, ashtu si shtëpia e Izraelit u turpërua nga Betheli, tek i cili kishte pasur besim.

  15. Jeremia 48:14rreth 584 p.e.s.

    Si mund të thoni: "Ne jemi burra të fortë dhe trima për betejën"?

  16. Jeremia 48:15rreth 584 p.e.s.

    Moabi është shkatërruar; qytetet e tij po nxjerrin tym dhe të rinjtë e tyre më të mirë zbresin në kasaphanë", thotë Mbreti emri i të cilit është Zoti i ushtrive.

  17. Jeremia 48:16rreth 584 p.e.s.

    Gjëma e Moabit është tashmë e afërt dhe kobi po i vjen me hapa të shpejtë.

  18. Jeremia 48:17rreth 584 p.e.s.

    Mbani zi për të, të gjithë ju që e rrethoni dhe të gjithë ju, që njihni emrin e tij, thoni: "Si u thye ai skeptër i fortë, ai bastun i mrekullushëm?".

  19. Jeremia 48:18rreth 584 p.e.s.

    O bijë që banon në Dibon, zbrit nga lavdia jote dhe ulu në tokën e zhuritur, sepse shkatërruesi i Moabit ka dalë kundër teje, ka shkatërruar kështjellat e tua.

  20. Jeremia 48:19rreth 584 p.e.s.

    O ti që banon në Aroer, ndalu gjatë rrugës dhe shiko; merr në pyetje ikanakun dhe atë që po ikën dhe pyet: "Çfarë ka ndodhur?".

  21. Jeremia 48:20rreth 584 p.e.s.

    Moabi është mbuluar me turp, sepse është i thyer; rënkoni dhe bërtisni, njoftoni mbi Arnonin që Moabi është shkatërruar!

  22. Jeremia 48:21rreth 584 p.e.s.

    Një ndëshkim erdhi mbi krahinën e fushës, mbi Holon, mbi Jahatsin dhe mbi Mefaathin,

  23. Jeremia 48:22rreth 584 p.e.s.

    mbi Dibonin, Nebon dhe mbi Beth-Diblathaimin,

  24. Jeremia 48:23rreth 584 p.e.s.

    mbi Kiriathaimin, Beth-Gamulin dhe Beth-Meon,

  25. Jeremia 48:24rreth 584 p.e.s.

    mbi Keriothin, Botsrahun dhe mbi tërë qytetet e vendit të Moabit, të largëta dhe të afërta.