Kalo te përmbajtja

Lebanon

56 verses

33.7500, 35.5900 Shiko në Google Maps

Vargje që përmendin Lebanon

Filtro sipas librit
  1. Degët e tij do të zgjaten, bukuria e tij do të jetë si ajo e ullirit, aroma e tij do të jetë si ajo e Libanit.

  2. Ata që jetojnë në hijen e tij do të kthehen dhe do të rigjallërohen si gruri, do të lulëzojnë si hardhia dhe do të jenë të famshëm si vera e Libanit.

  3. Ai e qorton rëndë detin dhe e than, i bën të thahen të gjithë lumenjtë. Bashani dhe Karmeli thahen dhe lulja e Libanit fishket.

  4. Sepse dhuna e ushtruar në Liban do të të mbulojë, dhe shkatërrimi i kafshëve do të të mbushë me tmerr, për shkak të gjakut njerëzor të derdhur dhe të dhunës së ushtruar mbi vendin, qytetet dhe tërë banorët e tij.

  5. Do t'i bëj të kthehen nga vendi i Egjiptit dhe do t'i mbledh nga Asiria, për t'i kthyer në vendin e Galaadit dhe në Liban, por nuk do të ketë vend të mjaftueshëm për ta.

  6. Hapi dyert e tua, Liban, me qëllim që zjarri të djegë kedrat e tu.