Kalo te përmbajtja

God

11,427 vargje · 2 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin God

Filtro sipas librit
  1. Do të më kërkoni dhe do të vini të më luteni, dhe unë do t'ju kënaq.

  2. Do të më kërkoni dhe do të më gjeni, sepse do të më kërkoni me gjithë zemrën tuaj.

  3. Unë do të bëj që ju të më gjeni", thotë Zoti, "dhe do t'ju kthej nga robëria juaj; do t'ju mbledh nga të gjitha kombet dhe nga të gjitha vendet ku ju kam shpërndarë", thotë Zoti; "dhe do t'ju çoj përsëri në vendin prej të cilit ju çova në robëri.

  4. Sepse thoni: "Zoti na ka ngjallur profetë në Babiloni",

  5. kështu thotë Zoti për mbretin që rri mbi fronin e Davidit, për këtë popullin që banon në këtë qytet, për vëllezërit tuaj që nuk kanë shkuar bashkë me ju në robëri";

  6. po, kështu thotë Zoti i ushtrive: "Ja, unë do të dërgoj kundër tyre shpatën, urinë dhe murtajën, dhe do t'i bëj si fiq të neveritshëm që nuk mund të hahen sepse janë shumë të këqij.

  7. Do t'i ndjek me shpatën, me urinë dhe me murtajën; do të bëj që të trajtohen keq në të gjitha mbretëritë e tokës dhe të jenë një mallkim, një objekt habie, një tallje dhe një turp midis kombeve ku i kam shpërndarë,

  8. sepse nuk i kanë dëgjuar fjalët e mia", thotë Zoti, "që unë u dërgova atyre me anë të shërbëtorëve të mi, profetëve, me urgjencë dhe këmbëngulje; por ju nuk më keni dëgjuar", thotë Zoti.

  9. Dëgjoni, pra, fjalën e Zotit, o ju të gjithë, që unë dërgova në robëri nga Jeruzalemi në Babiloni!

  10. Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, për Ashabin, birin e Kolajahut, dhe për Sedekian, birin e Maasejahut, që ju profetizojnë gënjeshtra në emrin tim: Ja, unë do t'i lë në dorë të Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, dhe ai do t'i vrasë para syve tuaj.

  11. Prej tyre do të nxirret një formulë mallkimi që do të përdoret nga të gjithë ata që janë në robëri në Babiloni, dhe do të thuhet: "Zoti të trajtoftë si Sedekian dhe Ashabin, që mbreti i Babilonisë ka pjekur në zjarr!"

  12. Sepse ata kanë kryer gjëra të turpshme në Izrael, kanë shkelur kurorën me gratë e të afërmve të tyre, kanë shqiptuar në emrin tim fjalë të rreme, që nuk u kisha urdhëruar atyre. Unë vetë e di dhe jam dëshmitar i tyre, thotë Zoti.

  13. Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ti ke dërguar në emrin tënd letra tërë popullit që është në Jeruzalem, priftit Sofonia, birit të Maasejahut, dhe të gjithë priftërinjve, duke thënë:

  14. "Zoti të ka caktuar prift në vend të priftit Jehojada, me qëllim që të ketë kryeintendentë në shtëpinë e Zotit për të mbikqyrur çdo njeri të marrë që bën profetin, me qëllim që ti ta futësh në burg dhe ta mbash në pranga".

  15. Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Jeremias, duke thënë:

  16. "Dërgo t'u thuash tërë atyre që janë në robëri: Kështu flet Zoti për Shemajahun, Nehelamitin: Duke qenë se Shemajahu ju ka profetizuar, megjithëse unë nuk e kam dërguar, dhe ka bërë të keni besim te gënjeshtra,

  17. kështu thotë Zoti: Ja, unë do të dënoj Shemajahun, Nehelamitin, dhe pasardhësit e tij; nuk do të ketë asnjërin prej pasardhësve të tij që të banojë në mes të këtij populli, dhe nuk ka për të parë të mirën që unë do t'i bëj popullit tim, thotë Zoti, sepse ka folur për rebelim kundër Zotit".

  18. Fjala që iu drejtua Jeremias nga ana e Zotit, duke thënë:

  19. "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Shkruaj në një libër tërë fjalët që të kam thënë.

  20. Sepse ja, ditët po vijnë, thotë Zoti, gjatë të cilave do të kthej nga robëria popullin tim të Izraelit dhe të Judës, dhe do t'i kthej në vendin që u dhashë etërve të tyre, dhe ata do ta zotërojnë".

  21. Këto janë fjalët që Zoti shqiptoi për Izraelin dhe Judën:

  22. "Kështu thotë Zoti: Ne kemi dëgjuar një britmë tmerri, frike dhe jo paqeje.

  23. Informohuni dhe shikoni në se një mashkull mund të lindë. Pse, pra, i shoh të gjithë meshkujt me duart mbi ijet e tyre ashtu si një grua që është duke lindur? Pse tërë fytyrat janë bërë të zbehta?

  24. Atë ditë do të ndodhë", thotë Zoti i ushtrive, "që unë do të thyej zgjedhën e tij nga qafa jote dhe do t'i këpus verigat e tua; të huajt nuk do të të bëjnë më skllav të tyre.

  25. Por ata të Izraelit do t'i shërbejnë Zotit, Perëndisë së tyre, dhe Davidit, mbretit të tyre, që unë do të ngjall për ta.