Kalo te përmbajtja

Psalmet114

Perëndia e nxjerr Izraelin nga Egjipti

1
Kur Izraeli doli nga Egjipti dhe shtëpia e Jakobit nga një popull që fliste një gjuhë të huaj,
2
Juda u bë shenjtorja e tij dhe Izraeli zotërimi i tij.

Natyra reagon ndaj pranisë së Perëndisë

3
Deti e pa dhe iku, Jordani u kthye prapa.
4
Malet u hodhën si desh dhe kodrat si qengja.

Pyetje retorike drejtuar krijimit

5
Ç'pate ti, o det, që ike, dhe ti, o Jordan, që u ktheve prapa?
6
Dhe ju, o male, që u hodhët si desh, dhe ju, o kodra, si qengja?

Prania e Zotit kërkon nderim

7
Dridhu, o tokë, në prani të Zotit, në prani të Perëndisë të Jakobit,
8
që e shndërroi shkëmbin në liqen, shkrepin në një burim uji.
Use arrow keys to navigate
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Reading Width 45 chars

Options