- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
Amosi2
Listen to this chapter
0:00
0:00
Gjykimi mbi Moabin
1
Kështu thotë Zoti: "Për tre krime të Moabit, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e tij, sepse ka djegur kockat e mbretit të Edomit, duke i katandisur në gëlqere.
2
Prandaj do të dërgoj zjarr në Moab, që do të gllabërojë pallatet e Keriothit, dhe Moabi do të vdesë në mes të rrëmujës, të britmës së luftës dhe të tingullit të borive.
3
Do të shfaros nga mesi i tij gjykatësin dhe do të vras tërë krerët e tij bashkë me të", thotë Zoti.
Gjykimi mbi Judën
4
Kështu thotë Zoti: "Për tre krime të Judës, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e tij, sepse kanë përçmuar ligjin e Zotit dhe nuk kanë respektuar statutet e tij. Kështu idhujt, pas të cilëve shkuan etërit e tyre, i kanë bërë të devijojnë.
5
Prandaj do të dërgoj zjarr në Judë, që do të gllabërojë pallatet e Jeruzalemit".
Gjykimi mbi Izraelin për padrejtësinë shoqërore
6
Kështu thotë Zoti: "Për tre krime të Izraelit, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e tij, sepse e shesin me pare të drejtin dhe të varfrin për një palë sandale,
7
ata që dëshirojnë fort të shohin pluhurin e tokës mbi kryet e të varfërve dhe shkelin të drejtën e të përulurve. Një njeri dhe ati i tij shkojnë bashkë te po ajo vajzë, për të përdhosur emrin tim të shenjtë.
8
Shtrihen rreth çdo altari me rroba që kanë marrë hua dhe në shtëpinë e perëndive të tyre pinë verën e atyre që janë dënuar me gjobë.
Hiri i dikurshëm i Perëndisë dhe rebelimi i Izraelit
9
Unë, pra, e shkatërrova para tyre Amoreon, që ishte i gjatë sa është i gjatë kedri dhe ishte fortë si lisi; unë shkatërrova frytin e tij lart dhe rrënjët e tij poshtë.
10
Unë ju nxora gjithashtu nga vendi i Egjiptit dhe ju çova për dyzet vjet në shkretëtirë, për t'ju dhënë në trashëgimi vendin e Amoreut.
11
Nxora disa profetë midis bijve tuaj dhe Nazirej midis të rinjve tuaj. Vallë, nuk është kështu, o bij të Izraelit?", thotë Zoti.
12
"Por i keni detyruar Nazirejtë të pinë verë dhe i keni urdhëruar profetët duke thënë: "Mos profetizoni".
Shpallet ndëshkimi i pashmangshëm
13
Unë jam i shtypur poshtë jush, ashtu siç është e shtypur qerrja e mbushur me duaj.
14
Prandaj i shpejti nuk do të ketë mundësi të ikë, i forti nuk do të konsolidojë forcën e tij dhe njeriu trim nuk do ta shpëtojë jetën e tij.
15
Kush përdor harkun nuk do të mund të rezistojë, kush ka këmbë të shpejta nuk do t'ia dalë të ikë, as ka për të shpëtuar jetën e vet kalorësi mbi kalë.
16
Atë ditë më trimi ndër trimat do të ikë lakuriq", thotë Zoti.
Use ← → arrow keys to navigate
Settings
Reading Style
Typeface
Font Size px
Reading Width chars
Options
Study Note