Skip to content

Vargje biblike për Winter

13 vargje · 14 aspekte

Vargje kyçe biblike

  1. Deri sa të jetë toka, nuk do të pushojnë kurrë së ekzistuari mbjellja dhe korrja, të ftohtit dhe të nxehtit, vera dhe dimri, dita dhe nata.

  2. Ti ke caktuar tërë kufijtë e tokës dhe ke bërë verën dhe dimrin.

  3. Përtaci nuk lëron për shkak të të ftohtit; për pasojë do të lypë në kohën e vjeljeve, por nuk do të ketë asgjë.

  4. Sepse, ja, dimri ka kaluar, shiu pushoi, iku.

  5. Mbreti rrinte ulur në pallatin e tij të dimrit, (ishte muaji i nëntë), me një mangall para tij që digjej mirë.

  6. Do të godas shtëpitë e dimrit bashkë me shtëpitë e verës; shtëpitë prej fildishi do të shkatërrohen dhe shtëpitë e mëdha do të zhduken", thotë Zoti.

  7. Dhe lutuni që ikja juaj të mos ndodhë në dimër, as të shtunën,

  8. U kremtua festa e Kushtimit në Jeruzalem, dhe ishte dimër.

  9. Dhe, duke qenë se kishte kaluar mjaft kohë dhe lundrimi ishte bërë i rrezikshëm, sepse edhe agjërimi tashmë kishte kaluar, Pali i këshilloi ata të anijes,

  10. Dhe duke qenë se ai liman nuk ishte i përshtatshëm për të dimëruar, shumica qe e mendimit të lundronim prej andej për t'u përpjekur të arrijnim në njëfarë mënyre në Fenike, një liman i Kretës, që

  11. Pas tre muajsh u nisëm me një anije të Aleksandrisë, që kishte dimëruar në ishull dhe që kishte si shenjë Dioskurët.

  12. Zoti Jezu Krisht qoftë me frymën tënde! Hiri qoftë me ju! Amen.

  13. Përcilli me kujdes për udhëtim Zenën, juristin e ligjit, dhe Apolonin, që të mos u mungojë gjë.