Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Trustee: Mosaic law concerning

13 vargje · 2 aspekte

Vargje për Mosaic law concerning

  1. Në rast se dikush i jep fqinjit të vet para ose sende për ruajtje, dhe këto vidhen nga shtëpia e këtij, në rast se gjendet vjedhësi, ai do të kthejë dyfishin.

  2. Në rast se nuk gjendet vjedhësi, i zoti i shtëpisë do të dërgohet para Perëndisë për t'u betuar se nuk ka vënë dorë mbi pasurinë e fqinjit të tij.

  3. Për çfarëdo lloj krimi, fjala vjen qoftë edhe për një ka, një gomar, një dele, një veshje apo çfarëdo sendi të humbur që një tjetër thotë se është i tij, çështja e të dy palëve do të shtrohet para Perëndisë; ai që Perëndia do të dënojë, do t'i kthejë dyfishin fqinjit të tij.

  4. Në qoftë se ndokush i jep për ruajtje fqinjit të tij një gomar, një ka, një dele apo çfarëdo lloj tjetër kafshe, dhe kjo ngordh ose plagoset ose dhe merret pa e parë njeri,

  5. të dy palët do të betohen para Zotit për të mësuar në se marrësi në dorëzim nuk ka vënë dorë mbi pasurinë e fqinjit të tij. I zoti i gjësë do të pranojë betimin, dhe tjetri nuk do të jetë i detyruar të lajë dëmet.

  6. Por në qoftë se gjëja i është vjedhur, ai duhet ta lajë dëmin që ka pësuar i zoti.

  7. Në qoftë se kafsha është shqyer, do ta çojë si provë, dhe nuk do të jetë i detyruar të dëmshpërblejë kafshën e shqyer.

  8. "Në qoftë se dikush mëkaton dhe bën një shkelje kundër Zotit, duke u sjellë në mënyrë të gënjeshtërt me fqinjin e tij lidhur me një depozitë, ose me një peng apo për një vjedhje, ose ka mashtruar fqinjin e tij,

  9. o sepse ka gjetur një gjë të humbur dhe ka gënjyer lidhur me të dhe është betuar në mënyrë të rreme, për çfarëdo gjë njeriu mund të mëkatojë në veprimet e tij,

  10. atëherë, në qoftë se ka mëkatuar dhe është fajtor, ai duhet të rikthejë atë që ka vjedhur, apo gjënë e zhvatur me mashtrim, ose depozitën që i është besuar apo sendin e humbur që ka gjetur,

  11. ose të gjitha ato për të cilat është betuar në mënyrë të rreme. Jo vetëm do t'i kthejë plotësisht, por do t'u shtojë një të pestën dhe do t'ia dorëzojë të zotit në po atë ditë të ofertës së tij për shkeljen.

  12. Pastaj do t'i sjellë priftit ofertën e tij për shkeljen përpara Zotit: një dash pa të meta, të marrë nga kopeja sipas vlerësimit tënd, si ofertë për shkeljen.

  13. Kështu prifti do të bëjë shlyerjen për të përpara Zotit, dhe do t'i falet çdo faj për të cilin është bërë fajtor".