Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për The Tribe Of Asher: Bounds of their inheritance

8 vargje · 21 aspekte

Vargje për Bounds of their inheritance

  1. Pjesa e pestë që u hodh me short u ra bijve të Asherit, simbas familjeve të tyre.

  2. Ky territor përfshinte Helkathin, Halin, Betenin, Akshafin,

  3. Alamelekun, Amadin dhe Mishalin. Kufiri i tyre arrinte, në drejtim të perëndimit, malin Karmel dhe Shihor-Libnathin.

  4. Pastaj kthente nga lindja, në drejtim të Beth-Dagonit, arrinte në Zabulon dhe në luginën e Jiftah-Elit në veri të Beth-Emekut dhe të Nejelit, dhe zgjatej në drejtim të Kabulit në të majtë,

  5. dhe në drejtim të Ebronit, Rehobit, Hamonit dhe Kanahut deri në Sidonin e Madh.

  6. Pastaj kufiri kthente në drejtim të Ramahut deri në qytetin e fortifikuar të Tirit, kthente nga ana e Hosas dhe mbaronte në det nga ana e territorit të Akzibit.

  7. Ai përfshinte gjithashtu Umahun, Afekun dhe Rehobin: njëzet e dy qytete me fshatrat e tyre.

  8. Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Asherit, simbas familjeve të tyre, këto qytete bashkë me fshatrat e tyre.