Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për The Miracles of Christ: The dead raised to life

42 vargje · 30 aspekte

Vargje për The dead raised to life

Filtro sipas librit
  1. Ndërsa Jezusi u thoshte këto, iu afrua një nga krerët e sinagogës, ra përmbys para tij, dhe i tha: ''Sapo më vdiq vajza, por eja, vëre dorën mbi të dhe ajo do të jetojë''.

  2. Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: ''Në të vërtetë ju them se një i pasur me vështirësi do të hyjë në mbretërinë e qiejve.

  3. Dhe po jua përsëris: Éshtë më lehtë të kalojë deveja nga vrima e gjilpërës, se sa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë''.

  4. Kur i dëgjuan këto fjalë, dishepujt e vet u habitën shumë dhe thanë: ''Atëherë, kush do të shpëtojë vallë?''.

  5. Dhe, kur iu afrua portës së qytetit, ja që po çonin për ta varrosur një të vdekur, djalin e vetëm të nënës së tij, që ishte e ve; dhe një turmë e madhe nga qyteti ishte me të.

  6. Posa e pa, Zoti pati dhemshuri për të dhe i tha: ''Mos qaj!''

  7. U afrua, preku arkivolin, dhe ata që e bartnin u ndalën; atëherë ai tha: ''Djalosh, unë të them, çohu!''.

  8. Dhe i vdekuri u çua ndenjur dhe filloi të flasë. Dhe Jezusi ia dha së ëmës.

  9. Mbasi i tha këto gjëra, shtoi: ''Mikun tonë, Llazarin e ka zënë gjumi, por unë po shkoj ta zgjoj''.

  10. Atëherë dishepujt e tij thanë: ''Zot, po të flejë, do të shpëtojë''.

  11. Por Jezusi u kishte folur për vdekjen e tij, kurse ata pandehnin se kishte folur për fjetjen e gjumit.

  12. Atëherë Jezusi u tha atyre haptas: ''Llazari ka vdekur.

  13. Edhe unë gëzohem për ju që nuk isha atje, që të besoni; por le të shkojmë tek ai''.

  14. Atëherë Thomai, i quajtur Binjaku, u tha bashkëdishepujve: ''Të shkojmë edhe ne, që të vdesim me të''.

  15. Kur arriti Jezusi, pra, gjeti që Llazari ishte që prej katër ditësh në varr.

  16. Por Betania ishte rreth pesëmbëdhjetë stade larg Jeruzalemit.

  17. Dhe shumë Judenj kishin ardhur te Marta dhe te Maria për t'i ngushëlluar për vëllanë e tyre.

  18. Marta, pra, si e mori vesh se po vinte Jezusi, i doli përpara; kurse Maria ishte ulur në shtëpi.

  19. Marta i tha Jezusit: ''Zot, po të ishe këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur,

  20. por edhe tani e di se të gjitha ato që ti i kërkon Perëndisë, Perëndia do të t'i japë''.

  21. Jezusi i tha: ''Yt vëlla do të ringjallet''.

  22. Marta i tha: ''E di se do të ringjallet, në ringjallje, ditën e fundit''.

  23. Jezusi i tha: ''Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë.

  24. Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë. A e beson këtë?''.

  25. Ajo i tha: ''Po, Zot, unë besoj se ti je Krishti, Biri i Perëndisë, që duhet të vinte në botë''