Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për The, is God Holy Spirit

24 vargje · 26 aspekte

Vargje kyçe biblike

  1. Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate, ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate?

  2. Në rast se ngjitem në qiell, ti je atje; në rast se shtrij shtratin tim në Sheol, ti je edhe aty.

  3. Në rast se marr krahët e agimit dhe shkoj të banoj në skajin e detit,

  4. edhe aty dora jote do të më udhëheqë dhe dora jote e djathtë do të më kapë.

  5. Po të them: "Me siguri terri do të më fshehë", madje edhe nata do të bëhet dritë rreth meje:

  6. terri vetë nuk mund të të fshehë asgjë, madje nata shkëlqen si dita; terri dhe drita janë të barabarta për ty.

  7. Po, ti ke formuar të përbrëndëshmet e mia, ti më ke endur në barkun e nënes sime.

  8. Pastaj dëgjova zërin e Zotit që thoshte: "Kë të dërgoj dhe kush do të shkojë për ne?". Unë u përgjigja: "Ja ku jam, dërgomë mua!".

  9. Atëherë ai tha: "Shko dhe i thuaj këtij populli: Dëgjoni, pra, por pa kuptuar, shikoni, pra, por pa dalluar.

  10. Bëje të pandieshme zemrën e këtij populli, ngurtëso veshët e tij dhe mbyll sytë e tij që të mos shikojë me sytë e tij, të mos dëgjojë me veshët e tij dhe të mos kuptojë me zemrën e tij, dhe kështudo të kthehet dhe të jet shëruar".

  11. Dhe në mënyrë hyjnore atij i qe zbuluar nga Fryma e Shenjtë se nuk do të vdiste para se të kishte parë Krishtin e Zotit.

  12. Ai pra, i shtyrë nga Fryma, erdhi në tempull; dhe, si prindërit i prunë fëmijën Jezus për të bërë me të ato që përshkruan ligji,

  13. ai e mori në krah e bekoi Perëndinë duke thënë:

  14. ''Tani, o Zot, lejo që shërbëtori yt të vdesë në paqe, sipas fjalës sate,

  15. Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim.

  16. Për mëkat, sepse nuk besojnë në mua;

  17. për drejtësi, sepse unë po shkoj tek Ati dhe nuk do të më shihni më;

  18. për gjykim, sepse princi i kësaj bote është gjykuar.

  19. Kur u liruan, ata u kthyen tek të vetët dhe u treguan gjithçka që krerët e priftërinjve dhe pleqtë u kishin thënë.

  20. Kur i dëgjuan këto, ata unanimisht e ngritën zërin te Perëndia dhe thanë: ''O Zot, ti je Perëndia që ke bërë qiellin, tokën, detin dhe gjithçka që është në ta,

  21. dhe që me anë të Frymës së Shenjtë ke thënë, nëpërmjet gojës së Davidit, shërbëtorit tënd: "Përse u zemëruan kombet, dhe popujt kurdisin gjëra të kota?

  22. mos i ngurtësoni zemrat tuaja si në provokim, në ditën e tundimit në shkretëtirë,

  23. ku etërit tuaj më tunduan duke më vënë në sprovë, ndonëse i kishin parë veprat e mia dyzet vjet.

  24. Prandaj u indinjova me atë brez dhe thashë: Gabojnë gjithnjë me zemër dhe nuk i njohën udhët e mia;