Vargje biblike për Sin: Encouraged in, by prosperity
Vargje për Encouraged in, by prosperity
Pse, pra, jetojnë të pabesët dhe pse plaken dhe shtojnë pasuritë e tyre?
Pasardhësit e tyre fuqizohen bashkë me ta nën vështrimet e tyre dhe fëmijët e tyre lulëzojnë në sytë e tyre.
Shtëpitë e tyre janë në siguri, pa tmerre, dhe fshikulli i Perëndisë nuk rëndon mbi ta.
Demi i tyre mbars dhe nuk gabon, lopa e tyre pjell pa dështuar.
Dërgojnë jashtë si një kope të vegjlit e tyre dhe bijtë e tyre hedhin valle.
Këndojnë në tingujt e timpanit dhe të qestes dhe kënaqen me zërin e flautit.
I kalojnë në mirëqënie ditët e tyre, pastaj një çast zbresin në Sheol.
Megjithatë i thonin Perëndisë: "Largohu nga ne, sepse nuk dëshirojmë aspak të njohim rrugët e tua.
Kush është i Plotfuqishmi të cilit duhet t'i shërbejmë? Ç'përfitojmë veç kësaj kur e lusim?".
Puna e të drejtit i shërben jetës, fitimi i të pabesit mëkatit.