Skip to content

Vargje biblike për Shepherds

57 vargje · 24 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. ''Cili njeri prej jush, që ka njëqind dele dhe një prej tyre t'i humbasë, nuk i lë të nëntëdhjetë e nëntat në shkretirë dhe nuk shkon pas asaj që humbi deri sa ta gjejë?

  2. Dhe, kur e gjen, e merr mbi supe gjithë gaz;

  3. dhe, kur arrin në shtëpi, i thërret miqtë dhe fqinjët dhe u thotë: "Gëzohuni bashkë me mua, sepse e gjeta delen time që më kishte humbur.

  4. Dhe unë po ju them se po kështu në qiell do të ketë më shumë gëzim për një mëkatar të vetëm që pendohet, sesa për nëntëdhjetë e nëntë të drejtët, që nuk kanë nevojë të pendohen.

  5. Kurse rrogëtari, që nuk është bari, dhe delet nuk janë të vetat, sheh ujkun që po vjen, i braktis delet dhe ikën; dhe ujku i rrëmben dhe i shpërndan delet.

  6. Unë jam bariu i mirë, dhe i njoh delet e mia dhe ato më njohin mua,

  7. Dhe ju lutem, o vëllezër, ta mbani këtë fjalë këshillimi, sepse ju shkrova shkurt.