Vargje biblike për Shem
Vargje kyçe biblike
Noeut, në moshën pesëqind vjeç, i lindi Semi, Kami dhe Jafeti.
Dhe Noeu pati tre bij: Semin, Kamin dhe Jafetin.
Po atë ditë hynë në arkë Noeu dhe bijtë e tij Semi, Kami dhe Jafeti, gruaja e Noeut si dhe tri gratë e bijve të tij me ta;
Dhe bijtë e Noeut që dolën nga arka qenë Semi, Kami dhe Jafeti; Kami është babai i Kanaanit.
Por Semi dhe Jafeti muarrën një mantel, e hodhën mbi shpatullat e tyre dhe, duke ecur së prapthi, mbuluan lakuriqësinë e babait të tyre; dhe, me qënë se fytyrat e tyre ishin kthyer nga ana tjetër, ata nuk e panë lakuriqësinë e babait të tyre.
Kur Noeu u zgjua nga dehja e tij, mësoi atë që i kishte bërë i biri më i vogël, dhe tha:
"I mallkuar qoftë Kanaani! Ai qoftë shërbyesi i shërbëtorëve të vëllezërve të tij!".
Pastaj tha: "I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Semit, dhe Kanaani të jetë shërbëtori i tij.
Perëndia ta rritë Jafetin dhe ky të banojë në çadrat e Semit; Kanaani qoftë shërbyesi i tij!".
Këta janë pasardhësit e bijve të Noeut: Semit, Kamit dhe Jafetit; mbas përmbytjes, atyre u lindën fëmijë.
Edhe Semit, babai i të gjithë fëmijëve të Eberit dhe vëlla madhor i Jafetit, i lindën bij.
Bijtë e Semit qenë: Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami.
Bijtë e Aramit qenë: Uzi, Huli, Getheri dhe Mashi.
Nga Arpakshadi lindi Shelahu dhe nga Shelahu Eberi.
Eberit i lindën dy bij; emri i njërit prej tyre ishte Peleg, sepse në ditët e tij toka u nda, dhe emri i të vëllait ishte Joktan.
Nga Joktani lindën Almodadi, Shelefi, Hatsarmavethi dhe Jerahu,
Hadorami, Uzali, Diklahu,
Obali, Abimaeli, Sheba,
Ofiri, Havilahu dhe Jobabi. Tërë këta qenë bij të Joktanit.
Dhe vendbanimi i tyre qe mali lindor, nga Mesha deri në Sefar.
Këta janë bijtë e Semit, simbas familjeve të tyre, simbas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre simbas kombëve të tyre.
Këta janë pasardhësit e Semit. Në moshën njëqind vjeç Semit i lindi Arpakshadi, pikërisht dy vjet pas përmbytjes.
Mbas lindjes të Arpakshadit, Semi jetoi pesëqind vjet dhe i lindën bij dhe bija.
Arpakshadi jetoi tridhjetë e pesë vjet dhe i lindi Shelahu.
Mbas lindjes së Shelahut, Arpakshadi jetoi katërqind e tre vjet dhe i lindën bij dhe bija.